Është ende i paidentifikuar viktima që u gjet në mes të rrugës në një nga lagjet e njohura të Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se nga këqyrja paraprake, ka rezultuar se viktima rreth 50 vjeç ka një goditje në kokë. Po kështu ka damarët e të dyja duarve të prera dhe gjunjët me dërrmishtje. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur njolla gjaku çka dyshohet se është hedhur në rrugën ku u gjet. Në vend nuk është gjetur as ndonjë thikë që mund të sillte dyshime se viktima i ka prerë vetë damarët.
Author: almakos
Maqedonia e Veriut ka marrë mbështetje për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian nga Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, një ditë pasi Bullgaria tha se do të vazhdojë të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar anëtarësimin e Shkupit zyrtar. – Advertisements – Ministrat e Jashtëm të këtyre tri shteteve shprehën mbështetjen e tyre për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke thënë se çështjet e ndara bilaterale nuk duhet të bllokojnë zgjerimin e BE-së. Bullgaria ka thënë se nuk e ka ndërmend që të heqë veton për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. – Advertisements – Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 26 der 33 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me erë mesatare në drejtim jugperëndimor ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë celsius. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë rritje të temperaturave. Të hënën dhe të martën moti…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30°C. Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.
Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti do të jetë më e mirë. Në rang global për COVID-19 ka më shumë informacion, paniku është ulur disi, ka një plan të gjerë vaksinimi dhe një alarm të kuq të sektorit të turizmit i cili kërkon hapjen me çdo kusht. Janë të gjithë këta tregues që e bëjnë më premtues sezonin veror në përgjithësi. Por kur analiza kalon në vende të veçanta, ecuria do të varet nga…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 38-vjeçarit Seit Manahsa, i cili u vu në pranga pas një aksioni të befasishëm të Renea-s. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Seit Manahasa, së bashku me një bashkëpunëtor, shtetasin K. M., kanë marrë peng për disa orë shtetasit G. M., dhe F. D., si dhe nëpërmjet dhunës i kanë marrë shumën e 12.000 lekëve. Njëkohësisht, mes kërcënimit dhe shantazhit, ata kanë pasur qëllim për t’i marrë pengmarrësve shumën prej 20 mijë eurove. Ndonëse arrestimi i Manahasës është bërë i mundur, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin tjetër, K.…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot kishte takim me MPJ-në e Austrisë – Aleksandar Shalenberg, MPJ-në e Çekisë – Jakub Kulhanek dhe MPJ-në e Sllovenisë – Anzhe Logar, në kuadër të vizitës së tyre të përbashkët në Maqedoninë e Veriut. – Advertisements – Vizita realizohet në prag të Samitit të qershorit, në kontekst të angazhimit të përforcuar të fillimit zyrtar të negociatave aderuese me BE-në, si imperativ strategjik për rajonin në përgjithësi dhe si test për seriozitetin e BE-së lidhur me zbatimin e vendimeve të ardhmërisë evropiane të rajonit. Zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu mirënjohje për mbështetjen aktive, të…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastili e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka sqaruar situatën me vonesën e dozave të dyta të vaksinës kineze në Shqipëri. Manastirliu thotë se bazuar edhe tek ekspertët nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës kineze bëhet në disa ditë avancë. Ajo thotë se qytetarët që kanë bërë dozën e parë të kësaj vaksine, do të bëjnë edhe të dytën me po të njëjtën vaksinë, ndërsa shton se qeveria shqiptare po punon që të marrë nga Sinovac edhe 500 mijë doza të tjera. PYETJA: Cfarë ka ndodhur me dozën e dytë…
Edhe pse erdhi mesazh i qartë nga Bullgaria se nuk do ta pranojnë propozimin e Portugalisë, megjithatë shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santosh Sillva u largua nga Sofja dhe Shkupi, duke i lënë hapësirë Bullgarisë që ta pranojë dokumentin deri më 22 qershor, kur pritet të mbahet Këshilli i Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në të cilin do të sillet vendim për Maqedoninë dhe Shqipërinë. – Advertisements – Pritet që në këtë datë Bullgaria ta përsërisë qëndrimin e saj lidhur me mospranimin e këtij dokumenti, por ta përsërisë edhe veton për start të negociatave të Maqedonisë me BE-në. Pas…
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 1 viktimë dhe 23 raste të reja nga koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta e Manastirliu, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë, qytetarët nuk duhet të humbasin vigjilencën. Mes të tjerash, Manastirliu thekson se pas më shumë se 4 muaj, situata në spitale është e kontrolluar dhe se rastet e reja po ulen çdo ditë e më tepër. Reagimi i plotë: Mjekët dhe infermierët e spitaleve #Covid vijojnë të shërbejnë me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm për çdo pacient që në këto momente ka nevojë për kujdes spitalor. Pas më shumë se 14 muajsh pandemi, situata…
Në 24 orët e fundit Kosova konfirmoi 35 rastë të reja me Covid-19 në 3199 teste të kryera, ndërsa nukështë regjistruar asnjë viktimë. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695. Numri total i rasteve pozitive është…

