Author: almakos

Pandemia e Kovid 19 shkaktoi transferimin e punonjësve nga sektori i gastronomisë në disa fabrika në Ohër, veçanërisht në sektorin që merret me prodhimin e pjesëve të automobilave. Viktor Mizo, drejtor i një fabrike në Ohër thotë se transferimi i punëtorëve, nga një sektor në tjetrin është për shkak të pasojave të virusit korona, të cilin disa degë të caktuara e ndien fort. – Advertisements – Mund t’ju them se në 15-16 muajt e fundit, që nga fillimi i pandemisë, një numër i madh i të punësuarve, veçanërisht nga sektori i gastronomisë dhe turizmit kanë aplikuar në mënyrë aktive për…

Lexo më Shumë

60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac kanë mbërritur pak më parë në Aeroportin e Rinasit. Për të pritur këtë sasi, në aeroport të pranishëm ishin dy ministrat, ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Manastirliu theksoi se doza e mbërritur do të shërbejë për grupmoshat të cilat deri më tani kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, ndërsa shtoi, se synohet të ulet fasha e grupmoshave që vaksinohen, duke nisur me punonjësit e transportit publik. “Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac. Këto janë pjesë të programit të dytë të marrëveshjes që…

Lexo më Shumë

Gjendja me pandeminë Covid 19 ka lënë në prag të varfërisë qindra familje në vend dhe si pasojë ka shtuar nevojën për të ashtuquajturat kuzhina popullore. Viteve të fundit numri i tyre ishte ulur por një e tillë u hap në periudhën e krizës në Komunën e Shuto Orizares. – Advertisements – Filluam me punë në dhjetor të vitit 2020 të shtyrë nga nevoja e krijuar nga pandemia e cila ndikoi që shumë familje të varfërohen, të mos kenë mjete bazë për ushqim. Në fillim kemi shpërndarë produkte ushqimore mirëpo e kuptuam se më e dobishme do të jetë nëse…

Lexo më Shumë

Në Tiranë, Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në kryeqytetin shqiptar pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit. Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza”, ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda. Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3 143 teste të kryera janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 27 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 69 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ceremonia “Defender Europe 21”, ka bërë bashkë krerët më të lartë të shtetit.Në ceremoni, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim. Në fotot e realizuara nga LSA, shihen momente të shkëputura nga ceremonia. Ambasadorja Yuri kim, shfaqet në dorë në zemër gjatë momentit që në sfond dëgjohej himni.Po ashtu, ajo nuk e ka hequr vështrimin nga një fletore që mbante në duar, e shpesh, shënonte diçka. Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga të pranishmit e tjerë është paraqitur me atlete të zeza, me vija anësore portokalli, ndërsa veshur mbante tuta. Veshjen ai e…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi, VMRO-DMPNE-ja shkruan se në Maqedoni për 100 mijë banorë me Koroanvirus kanë humbur jetën 482 persona dhe këtë e publikoi Instituti amerikan “Health data”. – Advertisements – “Instituti amerikan analizon se numri i të vdekurve është dyfish më i madh se sa numri zyrtar për të cilën informojnë autoritetet në Maqedoni. Do të thotë se Filipçe jo vetëm që nuk bëri asgjë në luftën me coronavirusit, por i fsheh numrat e të vdekurve”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se për çdo ditë ka më shumë se 10 pacientë të vdekur edhe pse numrat me raste të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë e paraburgimit këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka. Ai u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Këngëtari i mirënjohur në vitet ’90, ka shfaqur disa herë probleme me alkoolin. Gjoka është përfshirë në një aksident mbrëmjen e të premtes tek Komuna e Parisit, i cili u bë shkak për arrestimin e tij. Mësohet se këngëtari përfundoi në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore ku edhe ruhej nga policia, për shkak se i është komunikuar masa e arrestit. Burimet thanë se makina e këngëtarit, i cili ishte i dehur në…

Lexo më Shumë

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar. Protesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa burra në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta. Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve. “Mos ma vri fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit. Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë “jo dhunës”.

Lexo më Shumë

Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person. Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë të mundur identifikimin e tij.Ajo thotë për “BalkanWeb” se personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt të qytetit të Elbasanit.Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte. Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. – Advertisements – Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë 39 20 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 383 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit. – Advertisements – “Në Shkup janë shqiptuar gjithsej 163 masa, prej të cilave 82 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje, katër për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar gjashtë dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 33 dënime për parkim jo të rregullt dhe tre dënime për kalim në të kuqe. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që…

Lexo më Shumë