Ndërsa sektori civil prej kohësh kërkon që shteti t’i marr kompetencat mbi Strugën dhe ta zgjidhë çështjen e ndërtimeve pa leje përgjatë Liqenit të Ohrit në territorin e Strugës, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski ngre supet dhe thotë se zgjidhja e kësaj çështje është në kompetencat e vetëqeverisjes lokale dhe ato mund të ndihmojnë nëse është e nevojshme. – Advertisements – Thirrja ime dhe thirrja jonë nga Qeveria është vetëqeverisjet lokale sepse ata kanë kompetenca të plota në atë pjesë, të marrin përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre në mënyrë që statusi ynë i UNESCO-s për të gjithë rajonin…
Author: almakos
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të hënë ka vizituar një qendër vaksinimi anti-Covid në Fier ku theksoi se procesi duhet të vijojë normalisht dhe pa ndërprerje. Manastirliu ka theksuar se deri në fund të javës do të mbërrijnë mbi 14 mijë doza të tjera nga Pfizer, ku do të nisë faza e dytë e vaksinimit të mësuesve. “Aktualisht janë duke u kryer dozat e dyta me vaksinat anti Covid Coronavax dhe Sinovak, Me ardhjen e dozave të AstraZenecas do të nisë faza e dytë e vaksinimit për të gjithë mësuesit ndërsa dozat e dyta të Sputnik duhet të shpërndahen…
Biznesmeni Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vetëvrarë brenda vilës së tij lukzose në periferi të Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se ekspertë të ndryshëm kanë arritur në përfundime të ndryshme për ngjarjen. Prokuroria mësohet se ka çelur hetim për ekspertët dhe do të arrihet në përfundim nëse ata kanë arritur në përfundime të ndryshme për të njëjtën ngjarje, për shkak të paaftësisë profesionale apo diçka tjetër fshihet pas kësaj. Disa ekspertë thoshin se arma i përkiste armës së Lazajt dhe disa të tjerë se nuk i përkiste atij. Prokuroria bën me dije se është çelur hetim…
Partitë politike vazhdojnë të mos japin detaje lidhur me ndryshimet e kodit zgjedhor, pas takimit të mbajtur nga përfaqësuesit e partive parlamentare javën e kaluar. Nga LSDM thonë se shpresojnë që të ketë marrëveshje për Kodin zgjedhor në takimin që duhet të mbahet këtë javë dhe ndryshimet të bëhen me konsensus. – Advertisements – Si LSDM ne angazhohemi për një njësi zgjedhore, por cili do qoftë vendim që do të merret, patjetër të merret me konsensus kështu që presim që në periudhën e ardhshme ata negociata në grupet e punës të intensifikohen dhe të kemi rezultat përfundimtar… Presim që pas…
Një konflikt i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku janë përfshirë më shumë se 2 persona teksa ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se disa orë nga ngjarja, vetëm pak minuta më parë në polici ka ardhur një telefonatë. Një grua ka denoncuar në polici dhe pretendon se është dëmtuar me thikë e përfshirë në këtë konflikt. Policia është ende e paqartë në lidhje me këtë ngjarje ndërsa ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë nga dëshmia që do marrin nga…
Kryeministri Zoran Zaev beson se fryma evropiane e presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev do të jetë nxitje që të bëhet hap para në procesin e gjetjes së zgjidhjes në kontestin me Bullgarinë, me çka do të zhbllokohet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. – Advertisements – Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me udhëtimin e përbashkët të Pendarovskit dhe Radevit në Romë ku do t’i nderojnë Vëllezërit e shenjtë, shprehu shpresë se do të bëhet ndonjë hap para sa i përket kontestit, i cili siç tha…
Qentë e trajnuar për të nuhatur koronavirusin mund të përdoren në aeroporte ose vende të mbushura me njerëz për të zbuluar personat e infektuar, sipas shkencëtarëve britanikë. Qentë e stërvitur për të identifikuar personat me COVID-19 mund të nuhasin pasagjerët për të kuptuar nëse janë të infektuar brenda 30 minutave dhe saktësia e gjurmimit të tyre është më shumë se 94.3% sipas shkencëtarëve. Për të arritur në këtë përfundim janë përpunuar të dhënat e marra nga 3,500 mostra nga persona të sëmurë dhe punonjës shëndetësore dhe u vu re se qentë mund të zbulonin rastet asimptomatike, rastet me simptoma të…
“Mund të them se përnjëherë u bëra shumë interesant për të gjithë liderët evropian. Në ditë kam së paku dy ftesa për të biseduar me kryeministra, një president dhe një komisionar”, kështu deklaroi sot presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pasi vendosi lule para përmendores së vëllezërve Kirilli dhe Metodi në Sofje. – Advertisements – Të mos harrojmë shtoi më tej Radev se bullgaria është anëtare e Unionit Evropian dhe kjo do të thotë shumë, ndërkohë që do të drejtohemi tek anëtaret tjera të BE-së për solidaritet. “Është e rëndësishme që Bullgaria si një anëtare e përgjegjshme të mos lejoj që…
Ngjarja e rëndë në Mirditë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa persona, duket se po merr përmasa edhe më të rënda. Xhaxhai i vajzës ka thënë sot në një dëshmi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ka dyshime që rrethi i personave që kanë abuzuar me të miturën të ketë qenë edhe më i madh. Sipas tij, dyshohet se abuzuesit janë 8 dhe jo 5 nga sa u pretendua më herët. Mes të tjerash ai i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë. Ai i bëri thirrje edhe ambasadores së…
Një 56-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në një depozitë me ujë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 10:20, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune. Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e kaluar Shijakun. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në një banesë në lagjen “Kodra”. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se tritoli është hedhur në ballkonin e banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Mësohet se në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë e zonja e shtëpisë dhe disa të afërm. Nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë, mund të jetë një konflikt që djali i vogël i kësaj familje. Gazetarja Hoxhiaj raporton se banesa eshte e Igli Vorës, kordinator i PD-së për Shijakun. Deri më tani…
Detaje të reja zbardhen nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, në rrugën “Reshit Çollaku”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se shtëpia e një efektivi policie ka qenë shënjestër e grabitësve. Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.V., kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri. Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.V. kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen…

