Një grup kriminal i trafikut të drogës u shkatërrua nga policia italiane në Katania.Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.Nga operacioni, janë arrestuar në total 13 persona. Operacioni u ndërmor sot në mëngjes, nga karabinierët që mbulojnë sektorin antidrogë dhe antikrimi ekonomik.Dyshohet se të gjithë të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun e lëndës narkotike, duke vepruar si një bandë kriminale.
Author: almakos
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 72-të me më shumë pika në rendin e ditës, mes të cilave edhe Informacioni për bisedimet e realizuara për harmonizimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Ambasadës së Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për transferimin e njohjeve për digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, të parashtruar nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë. – Advertisements – Ministrat në mbledhje do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për nënshkrimin…
Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë. Të dhënat e OBSH-së dhe ILO-s tregojnë se, Shqipëria kishte 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta europiane. Përveç Shqipërisë shihet se, edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë vdekshmëri të lartë për shkak…
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga Anticikloni Afrikan i cili po ifluencon mot të qëndrueshëm në vendin tonë në me temperatura të larta. Moti do të jetë me vranësira dhe rërë Saharaiane në Jug të vendit në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes. Temperaturat: Zona malore 12/30°C Zona e ulët 12/33°C Zona bregdetare 14/28…
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të dobëta lokale. Në orët e pasdites në pjesën veriore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut të përcjella me bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 27 deri në 33 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 33 gradë Celsiusë.
Analisti Roland Lami i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 thotë se Presidenti Meta prej një artifice ligjore mund të kthehet nga viktimë në hero. Referuar punës së Komisionit Hetimor, Lami thotë se kësaj here ky Komision ndryshe nga ai i pari e di vendimin, por s’po siguron provat, po bën më shumë analizë deklaratash se sa akte. Ai thotë se kur Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin, për shkak të mungesës së akteve, Meta mund të mos shkarkohet dhe prej kësaj artifice ligjore të dalë që ai paska qenë në rrugë të drejtë dhe jo ashtu siç e…
Partia Demokratike ka ankimuar këtë në kolegjin Zgjedhor rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës. Përfaqësuesi i PD, Marash Logu, thekson se ka dorëzuar në Kolegj padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. “Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan Logu.
Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Arben Imami i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të gazetares Marsela Karapanço në News24 ka komentuar vendimin e DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA familjarisht ish-kryeministrit Sali Berisha. Imami thotë nga ajo që ka kuptuar nga deklarata se nuk flitet për korrupsion nga Sali Berisha si person, por për vendime të tij që kanë sjellë pasoja. Ai thotë se Berisha është lideri historik dhe ka të drejtën si çdo qytetar të vijojë betejën në GJykatën për arsyet e veta. Po ashtu ai shton se në rast se nuk është e provuar, atëhere nuk mund të…
Mjeku Tiran Kalo këshillon qytetarët që të jenë sa më vigjilent ndaj virusit, pasi virozat mund të jenë më të rrezikshme se Covid. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai shkruan se alergjitë e stinës, pickimet nga insektet, ujrat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike. Ndalu te COVID, ai e përshkruan me një fjali: Fillimi i fundit të flamës mbarëbotërore”, teksa bën thirrje edhe për vaksinim. POSTIMI: “Kohë kovidiane…. 24.05.2021….Fundmaji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim,…
Pezullohet për trafik droge një punonjës policie në Durrës, që kishte funksionin e specialistit të Antidrogës. SHÇBA njofton se është pezulluar specialisti E. S., i cili dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë. Sipas SHÇBA, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke…
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi kerkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila. Ai akuzohet për vepren penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Elbasanit ka marrë vendim për dënimin me 5 vjet burgim për Kilën pas përfitimit të uljes së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vepra për të cilën është dënuar Elton Kila cilësohet si krim ekonomik. Kila ka kryer nje dënim edhe në Itali, për trafikim lëndësh narkotike.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të reja pozitive, ndërsa nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin një qytetar nga Rahoveci. Lajmi mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur 93 qytetarë të shëruar. Njoftimi i plotë i autoriteteve shëndetësore në Kosovë: 93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe…

