Author: almakos

Valdete Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që duket i kanë dhënë kuptimin e vërtetë qëllimit të stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, ndërveprimit mes aleatëve të NATO-s. Nëntoger Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare e Alabamës. Ajo ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane që po marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender ‘21”. Në bazën ajrore të Farkës ajo është takuar me të vetmen vajzë të kursit të pilotit për helikopterët ushtarakë, nëntoger Armela Muratin. Armela i është…

Lexo më Shumë

Parkingu në kate i premtuar tash e tetë vite nga komuna e Tetovës, si duket nuk do të realizohet as këtë mandat. Edhe pse mjetet u ndanë dhe lokacioni pas tetë vitesh u caktua, për ndërtimin e tij kanë reaguar banorët e lagjes, pallatet e të cilëve, me ndërtimin e këtij parkingu, do mbeteshin pa hapësirën e gjelbër, pa dritë dielli dhe me vështirësi hyrje daljeje nëpër pallate. – Advertisements – “Parkimi nëntokësor ishte një nga premtimet kryesore gjatë fushatës parazgjedhore para se të zgjidhej për herë të dytë kryetare e komunës së Tetovës, zonja Teuta Arifi. Megjithatë, kaloi edhe…

Lexo më Shumë

Banorët e një pallati në Kombinat janë hedhur në protestë, në shenjë kundërshtie për shembjen e kësaj godine, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ raportoi se banorët pohuan se pallati në fjalë ishte klasifikuar nga ekspertë të huaj si DS3. Sipas tij, vetëm pak ditë më parë banorët ishin njoftuar se pallati do të shembje, pasi ishte klasifikuar si DS4. IMT-ja e Bashkisë së Tiranës është ka hasur sot në rezistencën e disa prej banorëve që ende jetojnë në këtë pallat të ndërtuar që në vitet…

Lexo më Shumë

Kreu aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot deklaroi se ka vullnet që të rikandidohet për mandatin e dytë së kryetar i kësaj komune, por që për këtë sipas tij do të vendosin organet e dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim. “Dhe në fillim para se të zgjidhesha, unë kam thënë që qëllimi im është të jem kryetar komune për dy mandate nëse shëndeti im më shërben dhe nëse populli më zgjedh. Unë kam vullnet për të kandiduar për një mandat të dytë, por kjo nuk do të thotë që unë të vendos. Organet dhe kryetari i partisë…

Lexo më Shumë

MONEYVAL nuk gjen ndonjë përmirësim të dukshëm kundër pastrimit të parave në Shqipëri. Ky është përfundimi i raportit të publikuar nga Këshilli i Europës për Shqipërinë. Në konkluzionet e raportit thuhet se Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF. Si rezultat i vlerësimit të bërë në vitin 2018, Shqipërisë iu kërkua të raportonte te MONEYVAL nën procedurën e saj të zgjeruar të ndjekjes. Mangësitë me pajtueshmërinë teknike u identifikuan në lidhje me sanksionet e synuara financiare, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 19.50 në Stacionin Policor Tetovë, shtetasja e Shqipërisë L.S. (24) me banim në Tetovë, ka raportuar se rreth orës 19.00 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë ka qenë e sulmuar fizikisht nga R.P. dhe E.D., të dyja nga Republika e Shqipërisë. Viktima gjatë raportimit ka pohuar se i njeh sulmueset . MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, do të pasojnë parashtresa adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Reagimet e shoqërisë civile e veçanërisht të rinjve nuk kanë munguar pas rastit të rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku. Dhjetëra nxënës te shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij. Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje t’i denoncojnë rastet e dhunës. Edhe drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli, është shprehur se roli…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar për furnizimin me vaksina kundër Covid-19, transmeton Alsat. Mickoski akuzon autoritetet për vonesa derisa kujton se Maqedonia e Veriut është një prej shteteve me më shumë të vdekur nga Covid-19. – Advertisements – “Njoftuan për vaksinim masiv në dhjetor të 2020, ndërsa vraponin pas provizioneve, filluam në maj të vitit 2021, bindshëm, të fundit në Evropë. Sipas numrit të vdekjeve, ne jemi ndër gjashtë vendet më të prekura në botë. Sot kam lexuar në media një njoftim që kanë mbërritur rreth 10,500 doza të vaksinave Pfizer.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e dhimbshme, një humbje tragjike e një djali që po përpiqej të dilte në jetë dhe që jo vetëm prindërit prisnin ta shikonin dhëndër. Ndonëse 16 vjeç, Agimi punonte si kamerier në Fier dhe shkonte përditë në punë për të ndihmuar familjen. Mbrëmjen e djeshme, 16-vjeçari Agim Hoxha po kthehej nga puna me motor bashkë me një shok, 18-vjeçarin Lion Ahmetaj, kur tek ura “Ura e Lumit” në Ballsh, një makinë i përplasi. Agimi gjeti vdekjen në vend, teksa Lioni në gjendje të rëndë po lufton ende me vdekjen në spital. Sot i gjithë fshati Belishovë është zgjuar…

Lexo më Shumë

Nga mesnata e deri në ora 04:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 26 shkelje të orës policore. Në ndërkohë po nga ky dikaster njoftojnë se janë shqiptuar edhe 449 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements – MPB-ja në vazhdimësi bën thirrje për respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Në Lezhë vetëm 14.5% e popullsisë së regjistruar ose 16 398 persona rezultojnë të kenë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës anti covid dhe jo më shumë se 5% ose thënë ndryshe 5750 persona rezultojnë të ketë marrë dozat e plota të njërës nga 4 vaksinat e aplikuara në këtë njësi vendore. Këto janë shifrat e konfirmuara nga Drejtoresha e Shëndetit Publik në Lezhë Zoje Zefi. Sipas saj, pas fazës së parë me çadrën në mes të sheshit dhe grumbullimet e shumta, tani ky proces po realizohet pranë qendrës sanitare ku kryhen edhe testimet e të dyshuarve për COVID.…

Lexo më Shumë