Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen e Berishës non grata. Rama i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë për këtë pyetje, duke thënë se ai dhe qeveria e tij janë fokusuar tek punët në vijim. “Unë jam 100 përqind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rraspakitëse. Për mua ka shumë më…
Author: almakos
Komisioni i Pavarur i Kualifikiimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Desart Avduli. Pasuria e gjyqtari Desart Avdulaj: Përfundimi i kontratës së shitjes për blerje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 169.8 metër katror, në shumën 101 880 euro. Shitje autovetura gjahu “Mitsubishi”, prodhim anglez viti 1999 në shumën 200 000 lekë. Shtuar kursimet e ruajtura në shtëpi 1 200 000 lekë. Shpenzime që lidhen ma kalimin e pronësisë së shtëpisë në shumën 200 000 lekë. Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 234 736 lekë. Gjendja në llogarinë e pagës në shumën 42 321 lekë.…
Nga mesnata e deri në ora 04:00 të mëngjesit të sotëm, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar 27 shkelje të orës policore. Në ndërkohë nga ky dikaster njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 306 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements –
Dollari amerikan shënoi dje pikën më të ulët në 11 vitet e fundit në kursin e këmbimit me lekun.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të martën dollari u këmbye me 100.48 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.43 pikë krahasuar me ditën e hënë. Krahasuar me një vit më parë, dollari amerikan është nënçmuar me mbi 12% në kursin e këmbimit me lekun. Leku ishte forcuar ndjeshëm ndaj dollarit edhe në tremujorin e fundit të vitit të vitit të kaluar, duke zbritur deri në vlerën e 100.66 lekëve. Në muajt e parë të vitit 2021, kursi i dollarit…
Gjatë ditës së djeshme (25.05.2021) rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin G.N. nga Velesi dhe M.S. 32 vjeç nga Shkupi. Gjatë nj kontrolli ndaj makinës “Audi”, me të cilën po udhëtonin personat e lartpërmendur është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Ata janë privuar nga liria dhe janë dërguar në mbajtje në stacionin policor për dokumentim të plotë të rastit, pas çka do të pasoj padi adekuate. – Advertisements –
Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin. Punonjësit e transportit public do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin “Skëndërbej” ku dhe po kryhet procesi i vaksinimit masiv të popullatës. Në total janë 14 mijë punonjës të transportit publik që pritet të marrin vaksinën. Vaksinimi në vendin tonë po vazhdon prej javëve të para të Janarit, me vaksinat Pfizez, Astra-Zeneca, Sputnik V dhe ato kineze, ndërkohë që objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është të arrihen 1 milionë vaksinime deri në muajin qershor.
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë 303 raste aktive me COVID-19. Shkak i virusit korona në Kosovë që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tani kanë vdekur 2 mijë e 241 qytetarë. Ndërsa, 107 mijë e 269 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Nga infektimi me virusin korona janë shëruar 101 mijë e 725 persona. Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), së fundmi ka raportuar për një rast të vdekjes dhe 11 raste me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe…
Një 80-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se ka përndjekur dha ka kryer veprime të turpshme me dy vajza të mitura. “Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme në Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup do të realizoj një takim me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev , pas çka dy presidentët me aeroplan të qeverisë bullgare do të udhëtojnë për në Itali dhe Vatikan. Pas arritjes në Romë, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizoj një takim edhe me presidentin italian, Serxho Matarella. – Advertisements – (Foto: MIA)
Roli i qytetarëve në procesin zgjedhorë është shumë i rëndësishëm, kështu vlerëson gazetari Agron Bajrami sipas të cilit qytetarët nuk dëshirojnë të jenë makineri votimi, përkundrazi dëshirojnë që të jenë më aktiv dhe të pavarur nga qeveria dhe pushteti. – Advertisements – Duhet ta kemi parasysh se jemi në një stad të zhvillimit demokratik, ku nuk mund të themi se jemi demokraci të etabluara, pra jemi në proces të ndërtimit të demokracisë dhe gjithmonë do të kemi probleme të tilla. Vazhdimisht do të kemi nevojë për reforma, ju flisni për reforma dhe merrni model Kosovën, ndërsa Kosova ka 10 vite…
Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 teksa fliste për marrëdhëniet turko-shqiptare ka kujtuar ‘krisjen’ mes Berishës dhe Erdogan. Milo thotë se Erdogan në 2009 erdhi për të përshëndetur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe u mbajt shënim pse kryeministri Sali Berisha mungoi. Ai thotë se kishte një pakënaqësi të ndërsjelltë mes të dyve dhe Berisha protestoi me mungesë në seancë. PASKAL MILO: Të gjitha qeveritë shqiptare pas vitit 1990 kanë pasur marrëdhënie miqësire korrekte, me pak ulje –ngritje nga individë të caktuar politikë, por Turqia nga objektivat që ka në Ballkan e…
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 5 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 137 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Gjatë 24 orëve të fundit në Institutin për TBC ka pasur 1 pranim të, në spitalin “8 shtatori” ka pasur 2 pacientë të pranuar dhe 2 janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 24 pacientë, ndërsa në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 50 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive ka…

