Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin.
Punonjësit e transportit public do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin “Skëndërbej” ku dhe po kryhet procesi i vaksinimit masiv të popullatës.
Në total janë 14 mijë punonjës të transportit publik që pritet të marrin vaksinën.
Vaksinimi në vendin tonë po vazhdon prej javëve të para të Janarit, me vaksinat Pfizez, Astra-Zeneca, Sputnik V dhe ato kineze, ndërkohë që objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është të arrihen 1 milionë vaksinime deri në muajin qershor.



