Ekonomia gri dëmton buxhetin e shtetit me rreth 38%, që është paralajmëruar kohë të gjatë nga raportet financiare të agjencive me renome botërore. Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, eksperti i tatimeve Pavle Gacov shprehet se problemi mund të zgjidhej lehtë, por që kërkon, mbi të gjitha, vullnet politik. Gacov sugjeron disa mjete me të cilat problemi mund të tajkalohet në mënyrë efektive. – Advertisements – Do t’ju them dy gjëra. Nxjerrja e parave nga qarkullimi duke dekurajuar shpenzimin e parave të gatshme. Do të vija taksë për tërheqjen e parave të gatshme. Gjëja tjetër është digjitalizimi në punë. Ekziston…
Author: almakos
Analisti Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se e priste vendimin non grata të SHBA për Sali Berishën. Ngjela thotë se kjo është rruga që do të ecet tashmë, nëpërmjet denoncimeve drejt krimit dhe më pas në gjykimin e tyre. Ai thotë se ka të dhëna që provat tashmë kanë ardhur nga SHBA në Shqipëri, dhe nëse kjo është e vërtetë atëhere duhet të nisë procesi penal ndaj berishës. Për më tepër ai thotë se avokati i Berishës nuk e ka vënë ‘’ujin në zjarr’’, dhe se duhet parë nëse Gjykata franceze është…
Detaje të tjera dalin në dritë nga vdekja misterioze e studentes Evgjeni Baxho. Megjithëse në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq. Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në rrugën ‘Teodor Muzaka’ në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre…
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar. Vetë Policia konfirmon se rrethanat janë të paqarta. Ajo thotë se i plagosuri dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe u dërgua në spitalin e Vlorës. Ergys Likaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI NGA POLICIA Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po…
Në 20 qytete të vendit protestohet kundër ndryshimeve në arsim e organizuar nga Lëvizja qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”. Siç thonë organizatorët, do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të ndërprerë miratimin e propozim ligjit për tekstet shkollore, që mes tjerash parasheh digjitalizimin e librave. Nga nisma thonë se digjitalizimi mund të jetë vegël shtesë në arsim por assesi i patjetërsueshëm. Mes tjerash, nga iniciativa kërkojnë që librat klasik të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm. Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një si dhe të krijohen…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpendëve’’(Avian Influenza) tek shpendët në fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend. Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005, për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpendëve ‘’Gripi i shpendëve’’ Avian Influenza: autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të angazhuar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes. Kështu thuhet në komunikatën për medie nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. “Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ‘’Gripi i…
Ministri gjerman për Evropën Mihael Rot gjatë vizitës në Shkup shprehu optimizëm se në Këshillin e Ministrave në qershor mund të ndodh zhbllokimi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai tha se është duke u punuar shumë në këtë drejtim dhe vendi i tij është optimist. Rot tha se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të madh. Megjithatë ai porositi Qeverinë se reformat duhet të vazhdojnë, sidomos lufta kundër korrupsionit. – Advertisements – Vendi juaj ka arritur progres të madh. Patët guximin ta zgjidhni një kontest historik me atë që u ndërrua emri i shtetit tuaj. Dhe nga…
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria synojnë të rivendosin dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë bllokuar procesin e integrimit evropian. Presidentët e dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev shkuan në një avion në Romë të Italisë për të marrë pjesë në manifestimin e përbashkët për Shën Kirlin dhe Metodin. – Advertisements – “Vizitën e përbashkët në Romë për ta shënuar Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, presidentët Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev po e shfrytëzojnë për ta diskutuar kontestin dypalësh, që po e mban peng fillimin e negociatave mes vendit dhe Bashkimit Evropian. Para se të niseshin për në…
“Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka prekur këtë javë me rrëfimet e dy të rinjve, të cilët ndanë me kameran historinë e jetës së tyre, si këmbanë për shoqërinë. Kristjana Prifti e Ledio Lufo janë rritur pa njërin prind në kushte ekonomike ekstreme. Vajza tregon se si nuk e ka njohur kurrë mamanë, pasi është braktisur prej saj kur ishte vetëm disamuajshme, ndërsa djalit ia kanë vrarë babain teksa kalonte kufirin ilegalisht për në Greqi. Fryma e këtyre të rinjve, të mbledhur në një komunitet që i jep çdo ditë zemër secilit, i mban lidhur pas aktivistit të…
Një person që dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Everest Cakës është shoqëruar në Policinë e Elbasanit.BalkanWeb mëson se personi i shoqëruar mund të jetë dhe i implikuar në vrasjen e 41-vjeçarit. Policia po ushtron kontrolle në lagjen ‘’Skënderbej’’ aty ku natën e 11 majit u vra Caka i cili ishte në makinë me bashkëshorten. Deri më tani nuk ka asnjë autor të arrestuar për ngjarjen.
Tre persona janë vendosur në pranga nga autoritetet Italiane, pas aksidentit të së dielës me kabinën e teleferikut, ku humbën jetën 14 persona. Nga hetimet e deri tanishme, ka rezultuar se frenat e emergjencës ishin çaktivizuar dhe për këtë, tre anëtarët e kompanisë ishin në dijeni. Ndërkohë sipas një zyrtari të transportit, dështimi i frenave nënkuptonte që kabina e teleferikut do të udhëtonte me 100 km në orë. Prokurorët po e shqyrtojnë çështjen si vrasje të pavullnetshme dhe neglizhencë gjatë orarit. Kujtojmë që teleferiku i rrëzuar kishte një kapacitet mbajtës prej 35 personash, ndërsa lidhte vendfushimin Stresa të Liqenit Maggiore…
Policia e Tiranës ka thelluar hetimet për vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, pak ditë më parë, ku fillimisht u tha se humbi jetën nga një infeksion në dhëmballë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ditën e sotme në polici është paraqitur halla e 23-vjecares, e cila ka dorëzuar një laptop, që përdorej nga mbesa e saj dhe që para disa ditësh, para se të vdiste, ajo e kishte lënë në shtëpinë e hallës. Po ashtu, halla ka dorëzuar dhe një listë me emrat e miqve të mbesës, që të pyeten nëse kanë dijeni për diçka që mund të…

