Tre persona janë vendosur në pranga nga autoritetet Italiane, pas aksidentit të së dielës me kabinën e teleferikut, ku humbën jetën 14 persona.
Nga hetimet e deri tanishme, ka rezultuar se frenat e emergjencës ishin çaktivizuar dhe për këtë, tre anëtarët e kompanisë ishin në dijeni.
Ndërkohë sipas një zyrtari të transportit, dështimi i frenave nënkuptonte që kabina e teleferikut do të udhëtonte me 100 km në orë.
Prokurorët po e shqyrtojnë çështjen si vrasje të pavullnetshme dhe neglizhencë gjatë orarit.
Kujtojmë që teleferiku i rrëzuar kishte një kapacitet mbajtës prej 35 personash, ndërsa lidhte vendfushimin Stresa të Liqenit Maggiore me majën e malit Mottarone, e cila ndodhet në mbi 1.500 metra mbi nivelin e detit.
Në aksident humbën jetën 14 persona, ndërsa i mbijetuar është vetëm një 5-vjeçar, i cili humbi familjen në aksident.



