Author: almakos

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar rreth plagosjes së të riut sot. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Burime zyrtare thanë se në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi me inicialet Redi Kaçorri, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme…

Lexo më Shumë

Ideja evropiane e Mqedonisë së Veriut ka perspektivë por zgjidhjen duhet ta gjejmë në mënyrë dypalëshe, jo në Bruksel, ky është mesazhi i Presidentit bullgar Radev gjatë shënimit të përbashkët të Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Bazilikën Santa Maria Maxhore në Romë. Sipas Radevit simbolika e aktivitetit të sotëm është shenjë e besimit dhe miqësisë. Ai siguroi se Bullgaria po punon për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.  Presidenti, Pendarovski tha se përmes aktivitetit të përbashkët konfirmohet se edhe në Ballkan ka politikanë që mund të flasin me gjuhë evropiane për çështjet e hapura. “Bashkë me Radevin gjetëm gjuhën e…

Lexo më Shumë

Një 20 vjeçar është plagosur me armë zjarr pak minuta më parë në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se ka mbetur i plagosur një 20-vjeçari me inicialet R.G. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve. Mësohet se 20-vjeçari është transportuar në spital. Sipas dëshmive të para, i riu është qëlluar nga dy persona.

Lexo më Shumë

Shkolla fillore periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë të komunës së Gazi Babës është nën dry. Në këtë shkollë mësojnë 7 shtatë në paralelet në gjuhën maqedonase dhe pas mbarimit të mësimit për këta nxënës shkolla mbyllet. Rreth 60 nxënës të tjerë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet ti ndjekin në shkollat e Haraçinës, ku për të arritur bëjnë rrugë në këmbë deri në 3 kilometra. – Advertisements – “Ne e kemi shkollën larg, duhet me kalu rrugën kryesore, na sulmojnë qentë. Më keq e kemi pas dimrit kur kishte borë”. “Dua të mësoj të shkolla afër shtëpisë”.…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin me inicialet N.P, për veprën penale “vrasje e rëndë”, përkatësisht për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Sipas aktakuzës, më 9 nëntor, 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, i pandehuri N.P, e kishte marrë me veturë viktimën, e cila ishte nisur për në punë dhe e kishte dërguar në drejtim të bjeshkëve të Strellcit. Siç thuhet në aktakuzë, i pandehuri “në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta” kishte vrarë Donjeta Pajazitajn, duke shtënë me armë zjarri dy herë në kokë. Trupi i pajetë i Pajazitajt, u…

Lexo më Shumë

Pas një periudhe të gjatë funksionimi në kushte të jashtëzakonshme dhe masa kufizuese, Kuvendi planifikon që nga seanca e ardhshme të kthehet në sallën e zakonshme “Maqedonia” për seancat plenare. Megjithatë kryetari i këtij institucioni Talat Xhaferi tha se kjo varet edhe nga autoritetet shëndetësore. Me marrjen e vaksinave nga deputetët dhe shërbimet e Kuvendit dhe kalimin e periudhës dyjavore që nga doza e dytë, Xhaferi thotë se janë plotësuar parakushtet.  Para se të vendosim të kthehemi në sallën e rëndomtë, sallën 1, unë do t’i drejtohem Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë që të rishqyrtohen protokollet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për lirimin e masave kufizuese ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Brataj thotë se janë disa arsye pse duhej bërë kjo hapje dhe ai thotë se ajo duhet bërë gradualisht. Nga ana tjetër Brataj paralajmëron se masat nuk janë statike dhe do të rivlerësohen me kohë si me situatën në Shqipëri ashtu dhe në rajon e botë. ‘’Atëhere  sigurisht janë disa arsye kur merren vendimet, janë ato indikatorët, por duhen interpretuar edhe nga profesionistët. E vërtetë që numri i të sëmurve ka arritur…

Lexo më Shumë

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse nesër pritet të diskutojë heqjen e mundshme të maskave në ambiente të hapura si dhe heqjen e orës policore. Zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani i cili është edhe anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse tha se qëndrimi i tij është që këto dy masa të cilat për momentin janë në fuqi, të hiqen. Megjithatë fjalën e fundit e ka Komisioni, shtoi ai. Shqyrtimi i lehtësimit të masave vjen pas rënies së ndjeshme të rasteve të reja. – Advertisements –  Qëndrimi im definitiv është që të hiqen maskat në ambient të hapur. Edhe për orën policore…

Lexo më Shumë

Një e qeshur fëmije, një kala në rërë dhe balonat që fluturojnë në ajër buzë detit për shumëkënd është një panoramë relaksuese, por për Armandin jo. Prej gushtit të 2018, kur e prezantoi të bijën me vendlindjen e tij Shëngjinin, ai nuk e pa më. Fëmija po përdoret si mjet shantazhi nga ish-bashkëshortja e tij kosovare me banim në Austri, që ai të paraqitet në gjyq për të përfunduar procedurat e divorcit dhe ajo të vijojë jetën me partnerin e ri të saj, me të cilin ka edhe një fëmijë. Historia e tij me vajzën nga Kosova me banim në…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme në Prilep tha se si parti janë të gatshëm të bashkëpunojnë me cilëndo parti për rrëzimin e pushtetit si në nivel lokal edhe në nivel qendror të udhëhequr nga LSDM-ja, transmeton Alsat. Mickoski nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit edhe me partinë “E Majta”. “Mund të kemi koalicion edhe me ” E Majta”, për momentin nuk kemi negociata për koalicion eventual për zgjedhjet e ardhshme lokale. Me të gjithë partitë politike që janë të gatshme të punojnë me opozitën për ta mposhtur këtë qeverisje të keqe të Zoran Zaevit…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.691 teste të kryera janë regjistruar 53 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 29 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.169 raste, prej të cilëve 147.301 janë shëruar, kurse 5.369 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.499 raste aktive me virusin korona, 1000 prej të cilëve janë vetëm në Shkup. – Advertisements –

Lexo më Shumë