Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e ka siguruar përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. “100.620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, -thuhet në njoftimin e MSH-së. Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera,…

Lexo më Shumë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është vënë në lëvizje nga avokatura e shtetit për çështjen e 21 janarit. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 gazetarja Klodiana Lala, teksa sot prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Lala ka shpjeguar se ccfarë ka ndodhur që nga kallëzimi i policisë më 20 janar të këtij viti. “Zyrtarisht policia e Tiranës i është dërguar prokurorisë me një shkresë më 21 janar. Nga 4 vrasjet, 2 prej të cilave mbetën pa autorë. Nga hetimi i mëparshëm i gjykatave shqiptare rezulton të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu shprehet se reformat në vend bëhen në koordinim me shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet anëtare të BE-së dhe se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre gjithmonë merren për bazë. Nuhiu gjatë debatit u pajtua me konstatimin e opozitës se ka afera korruptive, por u shpreh se ka edhe procedura gjyqësore të cilat nuk kursejnë as zyrtarët e lartë, duke aluduar në procesin që po zhvillohet ndaj ish sekretarit të Qeverisë. – Advertisements – Sigurisht që ne i marrim për bazë të gjitha deklarata dhe porositë edhe të diplomatëve të huaj këtu…

Lexo më Shumë

Me një video shumë entuziaste, kryebashkiaku Veliaj tregon se si e priti Tirana hapjen pas kufizimin prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së Covid 19. “Jemi gati. Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë. #Tiranaisopen #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale ku ka postuar një video me gjithë aktivitetet që do rihapen në kryeqytet. Veliaj rikujton se në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e…

Lexo më Shumë

Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian nuk e bllokon vetëm kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, por e pengon edhe mos zbatimi i reformave në të gjitha sferat, përfshi reformat në gjyqësor, në administratë  si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i ASH-së Halil Snopçe i cili përkujtoi në siç u shpreh ai qasjen joparimore të Qeverisë dhe presidentit kur kërkonin që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria, duke aluduar se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për në BE, ndërkohë që sot po ndodh e kundërta dhe të njëjtit po kërkojnë që Maqedonia dhe…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Front line” të gazetares Marsela Karapanço në “News24”, duke folur për lëvizjen politike “Për PD-në”, deklaroi se ai dhe kolegët e tij luftojnë për një Parti Demokratike, që të jetë e denjë të rivalizojë PS-në dhe të marrë drejtimin e vendit. Nishani theksoi se situata në PD është sot dëshpëruese dhe se duhet bërë gjithçka që të ndryshojë. “PD ka dështuar që të bindë shumicën e shqiptarëve, që të marrë besimin e tyre, që të bëjë të pavlefshme masakrën e zgjedhjeve. Basha e quan masakër në mënyrë hipokrite, sepse Basha nuk njeh rezultatet…

Lexo më Shumë

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, teksa po mban një konferencë për shtyp bashkë në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse këto dy shtete duhet të ndahen në këtë proces. – Advertisements – Roth ka thënë se duhet punuar me të dy shtete, ndërkohë që ka shtuar se Maqedonia dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet por së fundmi problemi qëndron tek ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Në politikë vendoset jo vetëm sipas ndjesive por edhe sipas fakteve. Faktet në rastet e këtyre…

Lexo më Shumë

Ideja evropiane e Maqedonisë së Veriut ka perspektivë por zgjidhjen duhet ta gjejmë në mënyrë dypalëshe, jo në Bruksel, ishte decid Presidenti bullgar Rumen Radev. Mesazhin e përçoi gjatë shënimit të përbashkët të Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Bazilikën Santa Maria Maxhore në Romë, aktivitet ky që sipas Radevit shpreh simbolikën e besimit dhe miqësisë dypalëshe. Ai siguroi se Bullgaria po punon për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, që mund t’i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare të kontestit. – Advertisements – “Ne duhet ti zgjidhim çështjet, në dy vendet, jo në Bruksel, jo në Berlin, jo në Paris. Atje në…

Lexo më Shumë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Klajdi Kodrën dhe vëllain e tij, Aldo Kodra. Dyshohet se shtetasi Aldo Kodra, në bashkëpunim me vëllanë e tij, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën…

Lexo më Shumë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar. Burimet zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit me inicialet E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin…

Lexo më Shumë

Komuna Çair dhe NP “Shkupi Vjetër” filluan procedurën për largimin e automjeteve të braktisura dhe të shkatërruara Në koordinim me Ndërmarrjen publike komunale “Shkupi Vjetër”, Komuna e Çairit filloi me realizimin e procedurës së paralajmëruar për largimin e automjeteve motorike të braktisura dhe të shkatërruara, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike. Gjatë ditës së sotme, ekipi i angazhuar i punës dhe inspektorët komunal në pajtim me rregulloren e miratuar për këtë çështje filluan vendosjen e paralajmërimeve në veturat lëndë e veprimit, duke dhënë afat prej 8 ditëve për largimin e tyre nga ana e vetë pronarëve. Pas mbarimit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për të dytën ditë radhazi se nuk ka asnjë humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë, teksa u konfirmuan 20 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga…

Lexo më Shumë