Një 20 vjeçar është plagosur me armë zjarr pak minuta më parë në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se ka mbetur i plagosur një 20-vjeçari me inicialet R.G.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.
Mësohet se 20-vjeçari është transportuar në spital. Sipas dëshmive të para, i riu është qëlluar nga dy persona.



