Author: almakos

VMRO-DPMNE-ja publikon informacione për një aferë të re në të cilën thonë se është i përfshirë i vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev. Sipas informacioneve nga partia opozitare të shpalosura para gazetarëve në takim joformal nga kryetari i saj Hristijan Mickoski, në vitin 2018, Tec Manastir ka hapur procedurë për furnizim publik për gërmime. Tenderin e ka fituar kompania Rubiton pronari i të cilës më vonë paraqet rastin në Sektorin për parandalimin e korrupsionit të organizuar në MPB. Sipas dëshmisë së tij të zbardhur nga VMRO-DPMNE-ja, drejtori i atëhershëm i TEC Manastir, Vasko Kovaçevski, i ka kërkuar kompanisë fituese…

Lexo më Shumë

Një biznesmen nga Saranda ka mbetur i plagosur rëndë pas një incidenti të ndodhur sot. Raportohet se Pëllumb Keqi, 47 vjeç, pronar i Hotel “Mare” në Ksamil aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe për rrjedhojë ka pësuar trauma, kryesisht në qafë. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës kritike të traumës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexo më Shumë

Drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” i shoqëruar nga kryetarja e komunës së Tetovës, kanë inspektuar fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Shipkovicë, ndërsa u lavdëruan se, përveç kësaj rruge, do të meremetohen edhe rrugët për fshatrat që vazhdojnë pas. Premtime të tilla janë bërë vazhdimisht në të kaluarën, ndërsa për të arritur në Shipkovicë, udhëtimi është golgotë e vërtetë. Rrugët e fshatit Gajre me vite të tëra janë lënë tërësisht pas dore. – Advertisements – Fshati Gajre përveç problemit me rrugën, nuk ka kanalizim e as ujë të pijshëm. Banorët shumë herë i kanë njoftuar institucionet për gjendjen, por…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me një grup trafikantësh të arrestuar dje në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, janë miq të Moisi Habilajt, ku thuhet se janë njohur në burgun e Bicoccas. Habilaj u arrestua për trafik droge në tetor 2017, ndërsa është dënuar në shkallë të dytë me 15 vjet burg. Më poshtë po publikojmë artikullin e Meridionews për rastin në fjalë. Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur arritën paratë Mosè i bleu një kostum të Juventusit”. Është 9 prill…

Lexo më Shumë

Eklipsi i parë i plotë i hënës në më shumë se dy vjet përkon me një super hënë këtë javë për një shfaqje mjaft kozmike. Kjo hënë super “e përgjakshme” do të jetë e dukshme të mërkurën, 26 maj përgjatë Paqësorit – duke ofruar shikimin më të mirë – si dhe në gjysmën perëndimore të Amerikës së Veriut, pjesën e poshtme të Amerikës së Jugut dhe Azinë Lindore. Shumica e Amerikës së Veriut dhe Jugut do të jenë në gjendje ta shohin atë në orët e para të mëngjesit ndërsa Azia Lindore dhe Australia do ta shohin atë në mbrëmje.Eklipsi…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.073 teste, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë Shkup-14, Radovish-5. Në Prilep dhe Kërçovë nga katër, Kumanovë-3, Strumicë, Manastir dhe Gostivar nga 2 të infektuar dhe në Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë nga 1 të infektuar. Ndërkohe Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 147 persona të shëruar si dhe 14 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin. – Advertisements –

Lexo më Shumë

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj avokatit dhe anëtarit të KLGJ, Alban Toro. Vendimi për Alban Toron është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.GJKKO kërkon nisjen e procedimit penal për falsifikim dokumentesh. Media denoncoi falsifikimet e anëtarit të KLGJ, A.Toro teksa ai u padit në SPAK nga Shoqata e avokatëve anti -korrupsionPas padisë, SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal, ndërkohë që vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme. Sipas akuzës Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin. Sipas ligjit anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka pritur sot në një takim të shkurtër homologun e tij bullgar Rumen Radev, me të cilin bashkë do të udhëtojnë në Romë dhe Vatikan. Gjatë qëndrimit të shkurtër në aeroportin ndërkombëtarë në Shkup, dy presidentët kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale me theks të posaçëm për mosmarrëveshjet mes dy vendeve dhe kanë shfaqur shpresën se me dialog problemi do të zgjidhet dhe RMV-së do t’i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. – Advertisements – “Dëshiroj të falënderoj kolegun dhe mikun tim presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotin Stevo Pendarovski…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Komunave të Kosovës, thotë se gjatë një takimi virutal, të mbajtur të mërkurën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është thënë se do të lehtësohen masat kundër pandemisë, përfshirë edhe heqjen e kufizimit të lëvizjes. “Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonit të verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto…

Lexo më Shumë

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 33-vjeçari Iljaz Ismaili është plagosur. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në fshatin Poshnje të Dimalit. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ kamerat e sigurisë së lokalit, ku shihet se e para vjen një makinë tip ‘Fuoristradë’ me dy persona brenda, me të cilët mendohet se lëviznin autorët. Pak sekonda më vonë shihet se aty ndalon edhe një tjetër fuoristradë, ku ndodhej 33-vjeçari bashkë me familjarë të tij. Pasi janë konfiktuar me dy autorët, njëri prej këtyre të fundit ka qëlluar ndaj të riut, duke e plagosur. Në pamje shihet…

Lexo më Shumë

20 minuta pas mesnate në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personat K.M. (31) dhe I.M. (32), të dy nga Gostivari. Gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre në Gostivar, që është kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë në disa vende kanë gjetur dhe konfiskuar 17 pako me substancë të panjohur pluhuri të bardhë. – Advertisements – Personat e lartpërmendur janë ndaluar në stacionin e policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngritën akuza adekuate.

Lexo më Shumë

Një punonjës i Ujësjellësit të Delvinës është gjetur i pajetë në mjediset e punës. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Luan Mushi, 50 vjeç, banor i Bamatatit. Babai i dy fëmijëve është gjetur mëngjesin e sotëm pranë depos së ujit në Bamatat në bashkinë Delvinë. Sipas informacioneve të para, punonjësi kishte shkuar te depoja e ujit për të hapur ujin në orarin e përcaktuar. Por vonesa e kthimit të tij në shtëpi shkaktoi shqetësim për ta të cilët kanë shkuar për ta kërkuar dhe e kanë gjetur të pajetë. Dyshimet e para janë që 50-vjeçari…

Lexo më Shumë