Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e kaluar Shijakun. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në një banesë në lagjen “Kodra”.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se tritoli është hedhur në ballkonin e banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Mësohet se në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë e zonja e shtëpisë dhe disa të afërm.
Nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë, mund të jetë një konflikt që djali i vogël i kësaj familje. Gazetarja Hoxhiaj raporton se banesa eshte e Igli Vorës, kordinator i PD-së për Shijakun. Deri më tani nuk dihen emrat e autorëve të ngjarjes në fjalë.



