Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Poshnje, në Urën Vajgurore.
Nga të dhënat e para, gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se është plagosur një person, i cili ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë.
Siç raporton gazetarja Petova ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit.



