Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 20-vjecarin Olsi Sefollin, i cili u kap me 123 paund ne furgonin qe vinte Nga Anglia.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton per BalkanWeb se Sefolli nuk ka pranuar akuzën.
20-vjeçari u banues në Hamallaj, u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i furgonit, Olsi Sefolli ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për paratë.



