Dhjetëra persona janë mbledhur në qytetin e Rrëshenit për të protestuar për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15 vjeçares nga 5 persona.
Qytetarët, të cilët kanë shkuar në Rrëshen nga disa qytete të vendit, janë nisur nga sheshi kryesor dhe po marshojnë drejt komisariatit të Policisë Rrëshen.
Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi, dhe Adriano Gjikola. Ndaj tyre është caktuar masa “arrest me burg”, pasi rëndonte akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.



