Lajçak zbardh detajet nga takimi me Kurtin: Diskutuam në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog

Lajçak zbardh detajet nga takimi me Kurtin: Diskutuam në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak teksa ka zbardhur detaje nga biseda me Kurtin, u shpreh se është i lumtur që takoi kryeministrin kosovar, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.


“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.