KMD reagon për përdhunimin e 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë: Dënojmë aktin çnjerëzor!

KMD reagon për përdhunimin e 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë: Dënojmë aktin çnjerëzor!

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi reagoi të martën për abuzimin seksual që pesë burra i bënë një 15-vjeçareje në Mirditë.


Përmes një deklarate për mediat, Komisioneri thotë se e dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit Policinë e Shtetit për një hetim rigoroz.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes medieve të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture. Komisioneri Dr. Robert Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve”, citohet nga deklarata.

Po ashtu, në deklaratë shtohet se është e rëndësishme që të miturës t’i ofrohet një përkujdesje e psikologjike e specializuar nga ana e strukturave shtetërore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje për të miturën dhe familjen e saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve”, thuhet në deklaratën e Komisionerit.

Ngjarja në Mirditë

Policia ka arrestuar 5 persona, të moshave, 17, 27, 30, 31 dhe 44 vjeç, pasi me anë të shantazhit dhe bashkëpunim të njëri-tjetrit, kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Ata janë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe Adrian Gjikolaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, e dyshohet se këta persona, në periudhën Janar-Prill të vitit 2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, më shumë se një herë me një 15-vjeçare banuese në Rrëshen.

Mësohet se vajza dilte me njërin prej djemve, i cili e ka detyruar të kryente marrëdhënie me dhunë. Më pas shokët e tij, e kanë shantazhuar duke i thënë se kanë video të marrëdhënies së tyre dhe duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.