Author: almakos

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penale për 15 persona, pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme në qendër të kryeqytetit në mbrojtje të Palestinës, pas sulmeve nga Izraeli. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi…

Lexo më Shumë

Sipas një studimi të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, puna me orar të zgjatur, më shumë se 55 orë në javë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrën dhe sulmi në tru. Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) u publikua në kohën kur pandemia e COVID-19 po ndryshon mënyrën e të punuarit dhe po rrit mundësinë për të punuar me orë më të gjata. Studimi i OBSH-ILO, botuar në revistën Environment International, është analiza e parë globale e rreziqeve për jetën dhe shëndetin që lidhen me orët e punës. Hulumtimi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap pak ditë më parë me 1 kg kokainë. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie” Luan Gaçi. Siç raporton gazetarja Lala, Luan Gaçi nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë. Kujtojmë se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u vaksinua kundër Kovid-19 në pikën për vaksinim në sallën sportive “Pero Nakov” në Kumanovë. Ai ka shprehur kënaqësi nga interesimi i kumanovarëve për vaksinim dhe ka shprehur falënderim deri te infermieret për zbatimin e procesit të imunizimit. – Advertisements – Spasovski u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten dhe të vaksinohen, pasi, tha ai, kjo është mënyra e vetme që të tejkalohet pandemia. Për të, vaksina është përgjegjësi qytetare, personale dhe shoqërore. “Me të vërtetë vaksinimi dhe imunizimi i popullatës mund të ndihmojë që ta tejkalojmë Kovid-19 dhe për këtë shkak është…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb”pjesë nga dosja e Prokurorisë për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Lici, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Dedë Nimani e Luan Gaçi, të arrestuar pak ditë më parë për trafik kokaine. Në dosje thuhet se të tre të arrestuarit kanë shkuar te bagazhi i makinës, ku efektivi i RENEA-s ka nxjerrë prej aty një pako, të cilën e ka hedhur, sapo ka parë policinë të ndërhyjë. “Punonjësit e policisë kanë evidentuar si pasagjer Ded Nimani dhe si drejtues një shtetas të panjohur. Në këtë moment, shtetasi Luan Gaçi është afruar pranë automjetit nga i cili dolën…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi zbulon se tre ditë më parë Mustafa mori dy mesazhe në celular në darkë për të dalë jashtë shtëpisë. Dyshohet se ai nuk ka qenë me automjet, por vetëm teksa ishte nëna e tij që ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në Polici. Po ashtu ai është gjetur mbrëmjen e kaluar i ekzekutuar me armë zjarri.

Lexo më Shumë

Viktima Endri Mustafa është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës. Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën. Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ sërish për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.05.2021) në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 253 shkelje të rregullave në trafik. Mes tyre 110 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për kalim në të kuqe në semaforë. – Advertisements – MPB-ja ka regjistruar edhe 9 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 20 të tjera për parkim të parregullt.

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar pas mesnate, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 33-vjeçari R.K., ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Njoftimi i policisë: Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit ku automjeti ka përplasur dy fëmijë që shoqëroheshin nga nëna e tyre. Gazetari Ervis Kuçi raporton  se dy fëmijët e aksidentuar janë dërguër në spitalin e Fierit, teksa janë traumatizuar, kanë dhe lëndime në trup e gjymtyrë. Ata anë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Lexo më Shumë

Ky është jeti sociale i cili po pë cjellë më së shumti këtë ko flikt De isa luftimet midis Iz aelit dhe milita tëve palesti ezë po vazhdoj ë, jeti social TikTok është bë ë jë fo um pë t a smetimi e këty e gja jeve. TikTok, që diku ishte i johu k yesisht pë videot vi ale të vallëzimit, kohëve të fu dit ky aplikacio i videove është bë ë po ashtu jë platfo më k yeso e pë da je e lajmeve, shk ua BBC, t a smeto Kla Kosova. Faqja ë p o ësi ki eze…

Lexo më Shumë

Një 39-vjeçari me emrin Hergert Spahiu në Shqitas të Maliqit i ka shpërthyer granata e vjetër. Ai ishte duke punuar tokën me frezë, teksa ra në kontakt me mjetin shpërthyes. Sipas Policisë, ai ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës. Maliq/Informacion paraprak Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e…

Lexo më Shumë