Grabitësit si fillim lidhën bashkëshortin, të cilin e lanë të shtrirë në dysheme, dhe më pas gruan. Mediat greke raportojnë se burri u kishte treguar grabitësve se ku janë paratë dhe bizhuteritë, para se të humbte ndjenjat.
Por dyshohet se Karolina, e ndjera, ka reaguar vazhdimisht dhe kjo ka bërë që grabitësit t’i fusin një rrobë në gojë që mos të bërtiste, dhe e kanë mbytur me duar.
Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra. Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën.
Por edhe bashkëshorti i ka parë fytyrën autorit dhe ka dhënë informacionet në polici rreth tipareve fizike të tij, duke e bërë kështu më të lehtë identifikimin e grabitësve.
Autorët morën 15 mijë euro dhe disa bizhuteri. Si fillim u raportua se autorët janë një grup bande shqiptaro-greke, por ende nuk ka informacion të plotë.