Gjykata e Tiranës do të zhvilloj sot seancën për masën e sigurisë për personat e ndaluar për vrasjen e Mehmet Qemes. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën, autorin e vrasjes si dhe ‘arrest shtëpie’ për katër personat e tjere te akuzuar per moskallzim krimi.
Konkretisht bëhet fjalë për Frenkli Myftarin, Xhuliano Koçin, Erlin Peka dhe Blerim Hotin. Për dy shtetas të tjerë, Eder Metra dhe Marjus Halili, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Ndërsa për autorin, Marjus Dema është ngritur akuza e ‘vrasjes me dashje’ megjithëse ai ka deklaruar se gjithçka ishte aksidentale dhe ai nuk e dinte që arma ishte e mbushur. Gazetarja Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ edhe pamjet nga brenda sallës së gjyqit, ku aktualisht të ndaluarit qëndrojnë pas kafazit të xhamit, ndërsa mbajnë gjatë gjithë kohës kokët të ulura, për t’i shpëtuar edhe objektivit të kamerave.