Edhe vetë punëtorët duhet të marrin masa mbrojtëse gjatë ditëve me temperatura të larta.
Rekomandohet konsumimi i mjaftueshëm i ujit, shmangia e alkoolit dhe kafeinës së tepërt, si dhe përdorimi i veshjeve të lehta dhe mbrojtjes nga dielli.
MBROJTJA NGA VAPA:
Mjaftueshëm ujë
Elektrolite sipas nevojës
Veshje të lehta
Veshje pambuku
Kapelë
Syze dielli
Krem mbrojtës
Qëndrim në hije
Hapësira të klimatizuara
Punëtorët duhet të njohin edhe shenjat e para të rraskapitjes dhe goditjes nga nxehtësia. Marramendja, dobësia, dhimbja e kokës, të përzierat, djersitja e tepërt ose mungesa e djersitjes dhe konfuzioni janë shenja që kërkojnë reagim të menjëhershëm.
SHENJAT E RREZIKUT:
Marramendje
Dobësi
Dhimbje koke
Të përziera
Djersitje e tepërt
Ndërprerje e djersitjes
Në rast dyshimi për goditje nga nxehtësia, ISHP rekomandon thirrjen e menjëhershme të ndihmës mjekësore në numrin 194 ose 112. Deri në ardhjen e ekipeve mjekësore, personi duhet të dërgohet në një hapësirë të freskët, të ftohet me ujë dhe kompresa të ftohta dhe të mbahet nën vëzhgim.
NË RAST GODITJEJE NGA NXEHTËSIA:
Numat e urgjencës – 194 / 112
Hapësirë e freskët
Pozicion shtrirë
Ujë dhe kompresa të ftohta
Pozicion anësor – në rast pavetëdijeje
Edhe në ditët në vijim
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se do të mbajë mot me diell dhe shumë të nxehtë, me vranësira të vogla deri në të moderuara gjatë ditës. Nesër, gjatë orëve të pasdites, do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shfaqje të bubullimave.



