Everest Çaka ose i njohur më parë si Ibrahim Çaka është viktima nga atentati i ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme, ndërsa trupi i tij ndodhet ende në makinë.
Mësohet se e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka pasi udhëtonin në të njëjtën makinë, teksa kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim.
Gazeta Shqiptare ka siguruar foton e çiftit që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan.



