Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së ditës së djeshme në Vlorë. Ndërkaq është zbardhur edhe dëshmia e personit që ishte në makinë së bashku me viktimën. “Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. “Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot, ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit, jam i tronditur mendova se me kapen plumbat!”, mësohet të ketë deklaruar para uniformave blu.
Në momentin e sulmit, shpjegojnë burimet miku i Birçajt ka ulur kokën duke u fshehur teksa në anën e tij është shtënë vetëm një herë. Ndërkohë 7 plumba prekën trupin e Birçajt në kokë e trup duke i shkaktuar vdekjen.



