Kryetar i OVL UÇK, Besim Hoda, në emisioni “Programi 200”, tha se Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, dy figura publike më të përfolura në 10 vitet e fundit, po gjykohen për raste korrupsioni, manipulime të çështjeve financiare. Ndërkohë që duhet të gjykohen për shpërdorim detyre dhe për nxitje të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare.
– Advertisements –
“Po gjykohen dhe janë sot në burg, apo paraburgim, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, dy figura publike më të përfolura në 10 vitet e fundit. Dhe në këto gjykime që po bëhen kundër tyre ka vetëm raste korrupsioni, manipulime të çështjeve financiare. Ndërsa ata duhet të dënohen, për të qenë mësim për politikanët e ardhshëm, për shpërdorim detyre dhe për nxitje të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare, duke dëgjuar bisedat telefonike, dhe në rolin e Ministres së Brendshme dhe të Shefit të Sigurimit Shtetëror- tha Hoda.



