“Procesi i administrimit të zgjedhjeve të vazhdojë deri në fund”. Kështu është shprehur zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi pohoi se transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.
REAGIMI I BLUSHIT
Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.
Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.



