Kalimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa ka bërë që vendi ynë të jetë orët e fundit në ndikimin e një moti të paqendrueshëm. Sinoptikanët e Meteoalb thonë se nga mesnata sonte deri mesditën e të premtes, reshjet e shiut e përkohësisht shtrëngatat e shkurtra do të jenë prezente si pasojë e qarkullimit të të njëjtave masa. Më të prekura nga reshjet e shiut do të jenë pjesa bregdetare dhe zonat e ulëta. Më tej moti do të vijë drejt kthjellimit. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek duke…
Author: almakos
Sërsih shifra të larta në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 2 mijë e 295 të infektuar në 24 orët e fundit. Nderkohe, 18 pacientë humbën jetën. Lajmi i mirë është se dhe numri i të shëruarve është i lartë, pasi vetëm sot e kanë fituar betejën me COVID-19 1 mijë e 183 qytetarë. Ndërkohë në Kosovë numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 747 mijë e 898. NJOFTIMI NGA MSH E KOSOVËS #Bashkëiadalim 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza…
Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i duhej të përgjëronte dikë, për ta lejuar të marrë frymë.Mërgime Kajtazi, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, do të përjetonte dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet nga bashkëshorti. Në vitin 2016, ajo vendosi të fejohej dhe të shkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin kosovar, me të cilin kishte qenë në lidhje për dy vjet paraprakisht.Menjëherë pas kësaj, pas presionit të të fejuarit, ajo u martua dhe vendosi të qëndrojë në Nju Jork. “Diçka që…
Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 995 pacientë të infektuar me koronavirus. Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka numrin më të madh të të shtrirëve me koronavirus: 359, ndërsa nga spitalet rajonale prin ai i Prizrenit me 143 pacientë. Kosova, në javët e fundit, ka shënuar rritje të mpretë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Të dhënat e një dite më parë tregojnë se numri aktual i rasteve aktive është 23,845.…
Një 65-vjecar ka humbur jetën sot tragjikisht pasi eshte mbytur ne nje pus. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë.Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në kryeqytet ka nisur dezinfektimi i shkollave për të pritur ashtu siç duhet nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video teksa punonjësit e mirëmbajtjes po dezinfektojnë shkollën “Aleks Buda” në njësinë 11. “Mirëmëngjes nga shkolla “Aleks Buda”, në Njësinë 11. Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Policia e Korçës ka vendosur në pranga 2 persona, si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në njoftim thuhet se efektivët kanë bërë ndalimin e 46-vjeçarit G. O., pasi ndaj tij Gjykata e Pogradecit ka dhënë dënimin për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.Po ashtu është arrestuar dhe 16-vjeçari A. G., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër të mitur ka vjedhur banesën e shtetasit V. S., ku kanë marrë dollarë e dinarë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për…
Muzikë të lartë në sfond, një shishe shampanje në dorë dhe më pas bllokojnë trafikun me makinë. E tillë ka qenë aventura e 4 vajzave të reja në kryeqytet, të cilat kanë bllokuar për pak çaste rrugën në Unazën e Re për të bërë video në Tik-Tok. E gjithë video është realizuar përmes një droni. Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat,vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve iu…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte Rezidencën Studentore Universitare nr. 2. Gjatë këtij inspektimi ai tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm. “E rëndësishme është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht kur vjen momenti të mos thonë pse s’na thanë. Për të gjithë ata që janë pjesë të aktivitetit për të qenë bashkë me të tjerë. Nëse për veten e tyre mund të thonë s’ia dimë të tjerët. Vaksina nuk të…
Vrasja Marigona Osmani ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. 18-vjeçarja u dhunua deri në vdekje nga i shoqi, i quajtur Dardan Krivaqa. Ky i fundit, tanimë është arrestuar nga policia dhe ndodhet prapa hekurave, por ai, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi dhe më herët kishte regjistruar probleme. Sipas Mediave kosovare, Krivaqa dyshohet se fshihet pas 122 veprave penale që vijojnë me: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore. I riu, thuhet se e ka vrarë të…
Prej 2 javësh një i moshuar, që ishte strehuar në shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, rezulton i humbur. Bëhet fjalë për 72-vjeçarin Shefqet Muharremi, i cili në rrethana ende të paqarta është larguar nga azili pa asnjë gjurmë. Kanë qenë familjarët e tij që kanë bërë publike në ‘BalkanWeb’ rastin në fjalë, ndërsa ata bënë me dije se kanë bërë edhe denoncimin në policinë e Kavajës dhe të Durrësit. Familjarët e tij apelojnë për ndihmë, ndërsa luten që për çdo informacion, ktë ontaktoni në këtë nr.tel: 0673025094.
Nga prof. dr Kristaq Bërxholi – Problemi, natyrisht nuk është i ri, por as shumë i vjetër. Unë mendoj se të gjithë e mbajnë mend, disa edhe e kanë shfrytëzuar momentin. Ka qenë viti 2016, 1 vit para përfundimit të 4-vjeçarit të parë, të qeverisë “Rama 1”, në aleancë të “ngushtë” me LSI-në. Ministri i Bujqësisë qe i “madhi” prof. Panariti, i cili kishte mbledhur rreth vetes një grumbull njerëz. Aty nga fundi i këtij viti, në mos gaboj, por data nuk ka rëndësi fare, ministri i Bujqësisë vendosi që të blejë për shërbimin veterinar të asaj kohe, që ishte…

