23,845 raste aktive me koronavirus regjistrohen aktualisht në Kosovë.Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,370 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Author: almakos
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Dibër, ndërsa në pranga ka rënë një 36-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Elvis Tolës, në fshatin Çidhën, u gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. Tola, 67 vjeç (babai i të arrestuarit). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e qëndrës me presion të ulët atmosferik dhe masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë rënie të temperaturave dhe reshje shiu në vendin tonë. E enjte, 26 gusht 2021 Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. Temperaturat: Zona…
Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth sherrit të dhunshëm që ndodhi sot në darkë, ku një i riu mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.S., 32 vjeç. NJOFTIMI I POLICISË Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, të ndara të 20 pika. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale. “Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19”, ka shkruar Kurti. Në vendimet e marra është edhe ndarja e 12 milionë eurovë për familjet në…
Ky është Ilario Lavarra nga Italia dhe ka shëtitur 102 shtete të botës me motorin e tij Vespa të vitit 1968. Sëfundmi Ilario ka mbërritur edhe në Shqipëri në turin e tij rreth botës me dashurinë e tij, Vespen. Pas Tiranës 39-vjeçari ka zgjedhur Shkodrën për të qëndruar pak ditë. Ilario në katër vitet e fundit nuk është ndalur aspak duke përshkuar përveç shteteve të Europës edhe Afrikën, Azinë. “Qe kur mbusha 16 vjeç kam pasur motorin tim 50 kubikësh. Sot jam 39 vjeç, pra kam 23 vite me motor. Nuk jam mërzitur asnjëherë absolutisht. Në 4 vitet e fundit…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë, e cila ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviçit, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Presidenti serb tha se deklarimet e Todosijeviçit kanë qenë të vërteta mbi Reçakun. “Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviçit, u dënua me dy vjet burg me një vendim përfundimtar vetëm sepse tha të vërtetën. E vërteta për Raçakun, e…
Autoriteti Portual i Durrësit ka dalë me një tjetër njoftim, që ka të bëjë me udhëtarët e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona. Në njoftimin e tyre ato sqarojnë, se nisja nga Porti i Durrësit në atë të Ankonës do të bëhet në orën 22:00. Ndërsa udhëtimi i dytë, ai i linjës Durrës-Bari do të zhvillohet një orë më vonë, pra në 23:00. Njoftimi i Autoritetit Portual të Durrësit: NJOFTIM për udhëtarët e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona të datës 25 Gusht 2021: Në vijim të njoftimit të mëparshëm mbi vonesën e krijuar me tragetin e linjës Bari-Durrës SQAROJMË se: Për të siguruar…
Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla tha për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë. Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme në bashkëpunim me strukturat e luftës kundër korrupsion në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ndaluar inspektorin L. V., 47-vjeç, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Ish-inspektori gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme ka kryer veprime aktive të shpërdorimit të funksionit të tij, duke marrë shuma monetare të paligjshme në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje. Ndërkohë vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin, sqarimin e pozitës së tij, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në…
Sërish rritje të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. 844 raste të reja dhe 3 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit. Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk i ka kursyer kritikat për Qeverinë Kurti pas rasteve të reja të vdekjeve si dhe rritjen rekord të numrit me COVID-19. Në një postim në Facebook, Abdixhiku është shprehur se gjendja me pandeminë është shqetësuese dhe nuk mund të normalizohet. “Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tre ditë. Jemi vend i vogël për t’i përballuar si hiç-gjë 44 tragjedi familjare nëpër Kosovë. Katër të rinj e reja, në të njëzetat, janë shuar në tre ditë nga varianti i ri. Nga një ditë zie e kemi çdo ditë.…

