Author: almakos

“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”. Kështu kanë deklaruar dy shtetaset italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të cilat i mbijetuan bashkë me shoferen aksidentit, nga i cili 5 persona ndërruan jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë natës është dhënë urdhri i ndalimit për shoferen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë që ende nuk ka dalë shkaktari i aksidentit…

Lexo më Shumë

30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat për argëtimin online për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete. Shtetasit e Kosovës janë më të prirur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit. Po sipas Eurostat, në vitin 2020, ata renditeshin të shtatët në Europë, pas Islandës, me 40% të…

Lexo më Shumë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncon në faqen e saj të ‘Facebook’ se ka nisur ekzekutimi i gjobës së biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Përmes një video-mesazhi në rrjet, Tabaku thekson se “Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij”. Postimi i plotë: Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro. Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë…

Lexo më Shumë

Kosova ka shenuar rritje të madhe të rasteve me Covid-19 ditet e fundit dhe si pasojë e kësaj, Ministria e Shëndetësisë do të shyqrtojë miratimin e masave më strikte kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me anë të një njoftimi ku thuhet se nga data 1 deri më datën 13 shtator do të kthehet ora policore. MASAT: Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe…

Lexo më Shumë

Rexhina Çelhaka, ishte drejtuesja 22-vjeçare e mjetit Fuoristradë tip “Land Rover”, që shkaktoi aksidentin tragjik me pesë të vdekur në Qafë Muzinë. Ndërkohë që është publikuar dhe një foto disa orë para aksidentit, ku shihet Çelhaka së bashku me dy vajzat italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali. Të dyja këto ndodheshin në mjet, kur ndodhi aksidenti. Ka qenë 23-vjeçarja italiane, Anna Cascavilla, që ka publikuar foton, ku kanë pozuar tre vajzat mbi mjetin “Land Rover”.

Lexo më Shumë

Grupe refugjatësh afganë në një numër të vogël hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri çdo muaj me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane përmes së ashtuquajturës “rruga ballkanike”. Më parë rruga e refugjatëve që donin të arrinin vendet e Europës perëndimore nga Turqia dhe Greqia kalonte në Bullgari , Maqedoni, Serbi dhe Hungari për të shkuar drejt Gjermanisë dhe Austrisë,ndërsa tani një pjesë e grupeve të refugjatëvekalojnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja. Ndryshe nga refugjatët e tjerë afganët janë ndër të vetmit që udhëtojnë në familje të mëdha, shpesh me një numër të madh…

Lexo më Shumë

Tho ë se vetu a e e humbet jë pjesë të ko side ueshme të vle ës së saj me jëhe ë pas daljes ga ekspozita. Sidoqoftë, ka edhe disa vetu a të pë do u a, çmimi i të cilave po itet vazhdimisht. Nëse d ejto i do jë ga këto klasike mode e, mu d të fito i pa a. Këto ja ë vetu a që de i pa a disa vitesh shiteshi pë jë g usht eu o, dhe sot ato ë disa aste vlej ë dukshëm më shumë se të ejat. Nëse ke i do jë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” deklaron se brenda muajit gusht në Shqipëri rastet me COVID-19 janë rritur me 22 herë. Vasili po ashtu kritikon autoritetet shqiptare se po testojnë sa gjysma e atyre që realizon Kosova. STATUSI NGA PETRIT VASILI Rritja tronditese e rasteve me Covid plot 22 here brenda gushtit!! Testimet sa gjysma e Kosoves! Brenda muajit gusht nga 40 raste ne 1 gusht 2021 arrihet ne 26 gusht ne 888 raste. Kjo eshte nje rritje shume e forte. Ne menyre skandaloze testimet e qeverise se Rames jane sot  vetem 6619 ndersa…

Lexo më Shumë

Është nxjerrë e gjallë një vajzë nga furgoni në Gjirokastër. Pas 5 viktimave nga furgoni që ra në greminë, një vajzë duket se ka mbijetuar. Gazeta Shqiptare mëson se është dërguar në spital dhe momentalisht i ka shpëtuar rrezikut. Ndërkohë viktima nga aksidenti mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda. Një viktimë mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës ku furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke…

Lexo më Shumë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj ka sqaruar disa fakte mbi vaksinimin ndaj COVID-19. Brataj ka një mesazh për të paqartët se mund të infektohesh edhe nëse e bën vaksinën dhe për më tepër vaksina nuk të siguron pavdekshmërinë. Sipas Bratajt, qytetarët nuk duhet të shqetësohen gjithashtu për llojin e vaksinës që kanë bërë, por për sëmundjet bashkëshoqëruese pasi vdekjet nuk vijnë vetëm nga COVID_19. Drejtori i Urgjencës gjithashtu thotë se nëse ke kaluar COVID-19 e ke një imunitet që sipas studimeve shkon në 8-12 muaj kurse mbrojtja qelizore zgjat për vite. STATUSI NGA URGJENCA REALITETI MBI VAKSINAT! Në…

Lexo më Shumë

Është identifikuar një nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë. Mësohet se furgoni që ra në mbi 50 metra greminë drejtohej nga shtetasi Bardhi Proda, 51 vjeç. “BalkanWeb” sjell dhe foto të shoferit, i cili humbi tragjikisht jetën, së bashku me katër pasagjerë në mjet. Gazetarja Brikena Metaj raporton se janë nxjerrë nga furgoni pesë viktima, ndërsa dyshohet që mund të jetë edhe ndonjë trup të pajetë poshtë mjetit. Shkak i aksidentit është bërë një mjet Fuoristradë tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua, e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe është futur në parakalim të gabuar në…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë në një takim miqësor. Veliaj ka vlerësuar rolin e diasporës së Kosovës për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, teksa Kurti theksoi se ekonomia e vendit të tij po shënon rritje. Po ashtu Veliaj përmendi dhe dy ngjarjet kulturore që do të ndodhin vitin e ardhshën, biennalia ‘’Manifesta’’ në Prishtinë dhe në aktivitetet në Tiranë në kuadër të “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Për kryebashkiakun e Tiranës këto ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare. NJOFTIMI NGA KRYEMINISTRIA E KOSOVËS Kryeministri i…

Lexo më Shumë