Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore, një nga 4 poliklinikat e Tiranës, ku po kryhet vaksinimi anticovid, krahas qendrave shëndetësore dhe pikave të vaksinimit të përqëndruar. “Fokusi është tek vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç. Ndaj ne jemi duke krijuar mundësinë që edhe në ato pika të ofrimit të kujdesit shëndetësor siç janë poliklinikat, tashmë të kemi hapur pikat tona të vaksinimit. Ky është një shembull, edhe këtu në poliklinikën qendrore, siç e njohim të gjithë, ku çdo qytetar mund të vijë dhe të kryejë vaksinën. Mjafton të ketë kartën…
Author: almakos
Një i moshuar, në rrethana ende të paqarta ka shkuar në spitalin e Shkodrës me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. NJOFTIMI I POLICISËMë datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25.407. Teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400, deri më tani janë regjistruar 2,403 viktima. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Një ditë më parë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje…
Shkodra i ka bërë nderimet e fundit dirigjentit të njohur Kujtim Alija. Bashkia ka organizuar sot një kortezh në kujtim të dirigjentit, i cili u nda nga jeta një ditë me parë nga një sëmundje e rëndë në moshën 60-vjeçare. Kortezhi parakaloi i shoqëruar nga banda frymore e qytetit nga qendra kulturore e fëmijëve ku Alija kontribuoi për shumë vite deri tek teatri “Migjeni”. Familjare, të afërm, miq të muzikës dhe qytetare te Shkodrës bashke me bandën frymore shoqëruan kortezhin në nderim të emrit te madh te muzikës shqiptare, Kujtim Alija.
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në të gdhirë një grup afganësh që mbërritën në vendin tonë. Në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, kreu i qeverisë priti 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani, i cili ra në dorë të regjimit të talebanëve. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeministri thekson se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq. MESAZHI I RAMES MIRËMËNGJES PA U GDHIRËdhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së…
Feja islame ka dy degë të mëdha, që u etabluan që në shekullin e parë të ekzistencës së Islamit. Sunitët dhe shiitët përmbajnë shumicën e myslimanëve në botë, me Islamin suni që është grupi mbizotërues në aspektin e numrit të ndjekësve duke përbërë deri në 90% të trupit mysliman në botë. I njëjti mozaik i përkatësisë fetare brendapërbrenda Islamit është edhe në Kosovë. Shumica dërrmuese e besimtarëve myslimanë në Kosovë i përkasin sunizmit. Por, ka edhe një pakicë shumë të vogël, gati të pavërejtshme, të shiitëve në Kosovë, që jetën fetare e organizojnë jashtë Bashkësisë Islame, e cila përfaqëson islamin…
Ministria e Jashtme njofton se do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme dy avionë me afganë në Shqipëri. “Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur pa shenja dhune në lumin Shkumbin.Policia njofton se viktima është banues në fshatin Spathar, Librazhd, dhe ishte larguar nga banesa më datë 23.08.2021.Raportohet se i riu vuante nga sëmundja e epilepsisë. Librazhd/ Informacion paraprak Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021. Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të…
Një efektiv i FNSH në Tiranë është arrestuar në SHÇBA për plagosje të rëndë me dashje. Sipas informacionit zyrtar, më 26 gusht, inspektori me detyrë trupë operacionale në repartin e FNSH, Sajmir Halilaj është konfliktuar me dy persona, një prej të cilëve ishte 15 vjeç.Ai i ka intimiduar me uniformën e Policisë dhe i ka dhunuar më pas, teksa 15-vjeçarit i la edhe frakturë në krah. NJOFTIMI NGA SHÇBA Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes…
Një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi është regjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 921 persona, ndërsa ka humbur jetën një i infektuar.Gjatë këtyre orëve, janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.Ndërkohë, është rritur numri i të shtruarve në spital, ku sipas MSH, “Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë”. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe…
Klinika e Mjekësisë Sportive në asnjërën nga valët e përhapjes së coronavirusit, nuk ka pasur më shumë pacientë. Vetëm për tri ditë në këtë klinikë të destinuar për trajtim të rasteve me COVID-19, janë mbushur të gjitha kapacitetet. Derisa, aktualisht janë duke u trajtuar rreth 90 pacientë, të paktë janë ata që janë të vaksinuar. Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, ka folur për gjendjen në këtë klinikë dhe kapacitetet që kanë në dispozicion për trajtimin e këtyre rasteve. “Realisht ndoshta edhe nën zero sepse një rritje kaq e shpejt nuk e kemi pasur asnjëherë në asnjë valë,…
Një raport i publikuar në media tregon se personi i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, Dardan Krivaqa ishte liruar dy herë para kohe.Ky vendim ishte marrë nga drejtorët e burgut të Gjilanit dhe Burgut të Dubravës. KALLXO.com ka siguruar një raport nga Ministria e Drejtësisë ku tregon se në vitin 2012 Krivaqa ishte liruar nga burgu tre muaj para kohe me vendim të drejtorit të kësaj qendre. Një veprim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2017 ku Krivaqa ishte liruar tre muaj para kohe me vendim të drejtori të Burgut të Dubravës.Informacioni është konfirmuar edhe nga…

