Author: almakos

Një 44-vjeçar me katër emra, i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44…

Lexo më Shumë

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID 19, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021. “Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, ka falënderuar Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve. Përmes një mesazh në “Twitter”, Dramac shpreh mirënjohje për ekipin që priti afganët në Aeroportin e Rinasit, në orët e vona të natës, si dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe kryeministrin Edi Rama. “Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh.…

Lexo më Shumë

Partia Socialiste do të zhvillojë më 2 shtator mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Në mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka dërguar anëtarëve thuhet se duhet të merren masat për pjesëmarrjen në Asamble. “Të nderuar anëtarë të AK!Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!” Ashtu siç ka…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Barjam Çapoku, 26 vjeç. Por, kush është i arrestuari? 41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. Mësohet se ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë. Ndërkohë, siç mëson “BalkanËeb”, vëllai i Romeo Lazes ka qenë…

Lexo më Shumë

Policia ka dhënë detaje nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia njofton se gjatë aksionit FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë. Gjithashtu, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë sekuestruar 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme. Njoftimi i plotë: Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen…

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me shtetas afganë. “Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të vendimit të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata. Gjithashtu, rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator. Të gjithë…

Lexo më Shumë

Publikohen disa dokumente arkivore të panjohura dhe të pabotuara më parë, të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hrushov, e mbajtur gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë, ku ai ishte i ftuar nga udhëheqja e lartë bullgare me në krye sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Teodor Zhivkov dhe kryeministrin Anton Yugov. Biseda e plotë e ish-kreut të Kremlinit e zhvilluar me udhëheqjen e lartë bullgare, ku ai fillimisht u ndal te dy figurat kryesore që kishin udhëhequr…

Lexo më Shumë