Author: almakos

Prej 3 ditësh parku Kombëtar i Prespës ndodhet nën pushtetin e flakëve. Sipas informacioneve mësohet se zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e punonjësve të zjarrfikëses së Pustecit. Siç raportojnë edhe vetë punonjësit ndërhyrja është e vështirë, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve e fokusoi fjalën e saj te fushata e vaksinimit, ndërsa theksoi se ata që nuk vaksinohen po rrezikohen seriozisht. Ajo pohoi se varianti Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme në mbarë botën. “Para e të flas për situatën aktuale në vend, po përmbledh disa fjalë; në 18 muaj COVID na e ka bërë të qartë se nuk njeh kufijtë. Përballë forcës goditëse, masat janë të ndërlidhura. Shifrat nga Kosova, Maqedonia dhe vendet e rajonit janë të dhimbshëm, nga më të lartat, qysh prej fillimit të pandemisë. Varianti…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian, nga sot, pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende. Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut. Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit. BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të…

Lexo më Shumë

Teksa vendi po përballet me rritje të numrit të infektimeve, ditën e sotme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Lajmi është bërë i ditur nga burime për ‘BalkanËeb’. Tashmë ngelet për t’u parë nëse do të ketë masa të reja shtesë, duke marrë parasysh rrezikun që kanoset nga varianti Delta, apo dhe shtrimet në spitalin Infektiv që janë rritur. Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen.

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në Kosovë 100 afganët e parë. Mediat në Kosovë, shkruajnë se refugjatët, kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku pritet të strehohen më pas në bazën ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj. Për të pritur afganët, në Aeroport, ka qenë e pranishme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett. Kujtojmë se SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga aeroporti i Kabulit dhe ka thënë se evakuimet do të ndodhin deri më 31 gusht, kur është edhe afati i fundit për t’u larguar trupat e huaja nga Afganistani. Më herët, talebanët u…

Lexo më Shumë

Korrespondentja e BBC, Yalda Hakim, ka postuar një video nga Qyteti Studenti të fëmijëve afganë.  Ata duken mjaft të qeshur e të lumtur dhe në momentin e videos janë duke luajtur me njëri-tjetrin. “Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në Twitter. Wonderfully generous of @GOVAlbania – they + other smaller governments – particularly @MofaQatar_EN – @GovtofMacedonia @iraqigovernment , @JordanGov + dozens more stepped up so quickly with so much generosity + flexibility + saved many thousands. We owe them so…

Lexo më Shumë

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekipin e ri të Partisë Demokratike. Lista me të gjitha pozicionet brenda partisë më të madhe opozitare në vend, përmbante shumë emra të rinj dhe risi. Për herë të parë, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga dy gra nënkryetare. Jorida Tabaku, do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Dy deputetet e zgjedhura të Qarkut të Tiranës, zëvendësojnë në këto pozicione, Edi Palokën dhe Edmond Spahon. Juristi Alfred Rushaj, i angazhuar si drejtues i fushatës në zgjedhjet që sapo lamë pas, do të jetë nënkryetari…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Nëpërmjet një postimi në “Twitter“, Basha shkruan se Merdani ishte në nja artistët më të spikatur të brezit të tij, si dhe shton se zëri dhe arti që shpaloste, kumboi fort në errësirën e regjimit të burgjeve të komunizmit ku kaloi 16 vite të jetës. Më tej, kreu i PD i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të artistit. “Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 768 raste të reja, pra ka shifra në ulje krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 905 të infektuar. Sakaq, nga krahu tjetër nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 qytetarë, respektivisht një 69-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Pogradeci. Mes të tjerash, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e…

Lexo më Shumë

Ish-anëtare e Byrosë politike dhe e Komitetit Qendror në komunizëm, Liri Belishova do te prekte majat e pushtetit dhe pasojat më të mëdha të terrorit të tij. Një libër nga Bashkim Shehu me një qasje mes memuarit dhe analizës, pasqyron katarsisin e brendshëm të një gruaje që u bë viktimë e ideologjisë që dikur mbështeti “Të shkruaje një biografi për Liri Belishovën kur mediat kanë folur, ajo vetë ka folur, nuk mendoj se do të kishte një interes në këtë drejtim. Unë kam kapur disa elementë më thelbësorë dhe domethënës në jetën e saj, për të dhënë kohën në të…

Lexo më Shumë

Në Kosovë është shënuar rekord i rasteve me të vdekur nga Covid-19 në Kosovë. Bëhet e ditur se janë shënuar 1630 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht 36 persona kanë humbur betejën me Covid-19. NJOFTIMI Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699. Në total numri i rasteve aktive është 26.575. Në 24 orët e…

Lexo më Shumë

4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve pasi u kapën duke vendosur baste sportive me anë të telefonit. Po ashtu një i ri u arrestua në Rinas, pasi ka paraqitur si dokument udhëtimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar. Nderkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij. Njoftimi i…

Lexo më Shumë