Author: almakos

29 vjeç, pedagoge e gazetarisë në universitetin e Heratit dhe gazetare. Afgania Ozra Aziz, kishte vetëm pak orë kohë të shpëtonte jetën e saj, të dy djemve të vegjël, bashkëshortit, dhe motrës edhe ajo gazetare. Kur talebanët morën edhe qytetin e fundit afgan, Kabulin, kompania amerikane për të cilën kishte punuar disa kohë, i telefonoi duke thënë se i kishin siguruar një makinë me të cilën do udhëtonin të sigurt drejt aeroportit “Hamid Karzai”. Ishte ajo natë, brenda së cilës Ozra humbi gjithçka, shtepinë, punën, nënën, babain, vëllain, të cilët i la pas. Nga dritarja e avionit mes lotëve dallonte…

Lexo më Shumë

Aksidenti i ndodhur mes javën e shkuar në Qafën e Muzinës, ku humbën jetën pesë persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë se drejtuesja e ‘Land Roverit’, Rexhina Celhaka, udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të. Celhaka, nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular, pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u…

Lexo më Shumë

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Debreshin, pasi akuzohet për vendosjen e tritolit në makinë e vëllait të tij minator dhe ish-kandidat për deputet, Elton Debreshi. 29-vjeçari Alfred Debreshi u arrestua tri ditë më parë, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. Ai i vuri tritol makinës tip “Benz”, në pronësi të Elton Debreshint, teksa mjeti ishte i parkuar në banesën e këtij të fundit. Elton Debreshi është aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve në…

Lexo më Shumë

Në Kosovë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë, të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara.Siç bëhet e ditur, edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Ende nuk dihet se sa është numri i grupit të dytë të afganëve që strehohen në Kosovë, derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në Kosovë tashmë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët…

Lexo më Shumë

Është proceduar penalisht një 69-vjeçar në Shijak, që dyshohet se ka vendosur zjarrin një sipërfaqe toke.Sipas policisë, është proceduar penalisht A. Ç, nga fshati Çezmeli, pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe të mbjellë me pemë në pronësi të A. Sh. Njoftimi i Policisë: Shijak/Durrës Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Shijak, procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: Ç., 69 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia…

Lexo më Shumë

Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur situatës emergjente që u krijua nga dalja jashtë kontrollit e zjarreve në Shqipëri. Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale dhe pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në luftën kundër zjarreve. Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, vizitoi personalisht disa nga zonat e prekura nga zjarret përgjatë bregdetit, në jug. Në ndalesën e saj në Pashaliman, znj. Stathaki u prit nga prefekti i Vlorës, z. Flamur Mamaj, shefi i…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 29-vjeçar i cili u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. I riu i kishte premtuar emigrantëve, se kundrejt pagesës, do i dërgonte në një vend të BE. I arrestuari është 29-vjeçari Shpëtim Memolla, nga Peqini. Ai ishte duke kaluar në autostradën Elbasan-Tiranë me mjetin e tij tip “Range Rover” ku u pikas nga policia. Fillimisht i riu nuk i është përgjigjur thirrjes së efektivëve dhe është larguar nga vendngjarja. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin luksoz, si dhe ka bërë të mundur arrestimin e të riut. Njoftimi i…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në zonën e bregdetit në Durrës, ku kanë gjetur dhe 20-vjeçarin Kejvin Gjegja. Gjatë kontrolleve, të riut i janë gjetur 1 pistoletë dhe 2 pranga si ato të policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Durrës Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete.Si rezultat…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar për atentatin ndaj Edison Begajt, ndodhur më 29 maj pranë shtëpisë së 41-vjeçarit. Policia thotë se autori i dyshuar është Mitri Prifti, 36 vjeç nga Tirana.Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Vlorës me “arrest me burg” për veprën penale “vrasja me paramendim dhe armëmbajtje pa leje”. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, e në atentat, i plagosur mbeti Begaj.41-vjeçari tanimë është në prangat e policisë, pasi gjatë një aksioni blic të RENEA-s në qytetin e Vlorës atij iu gjet e iu sekuestrua një pistoletë…

Lexo më Shumë

Turizmi dhe udhëtimet kanë nisur të marrin një trajtë të mirëfilltë në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Heqja e vizave me Bashkimin Europian dhe ndryshimi i këndvështrimit të turizmit nga drekat në bregdet, tek udhëtimet jashtë vendit në qytete dhe në natyre ka rritur udhëtimet për qëllime argëtimi në popullsinë shqiptare. Por ata që udhëtojnë më shumë jashtë vendit janë grup-moshat e reja të popullsisë nga 25-34 vjeç. Sipas të dhënave të INSTAT, kjo grup-moshë në vitin 2019 realizoi 21 për qind të udhëtimeve totale nga gjithë popullsia. Trendi i të rinjve për të udhëtuar ka pësuar rritje. Një pjesë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Komiteti ka në përbërje mbi 25 institucione të Kosovës, të cilat përfaqësohen me nga një anëtar. Ky vendim i qeverisë, i datës 30 gusht, vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi masat që duhet ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga Covid 19. Kryesues i këtij Komiteti është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha njësitë tjera, sipas një komunikate të qeverisë, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar vendimin për të hequr Kosovën nga lista e vendeve të sigurta sa i përket mundësisë së udhëtimit të qytetarëve të saj në vendet e BE-së. Kosova në listën e vendeve të sigurta ishte vendosur në prag të pushimeve të verës atëherë kur numri i të infektuarve ishte i vogël. Por rritja e numrit të rasteve të infektuarve dhe të vdekurve dhe për faktin se dominon varianti Delta, e ka bërë BE-në ta largojë Kosovën nga kjo listë, raporton Koha.net. Nga lista e vendeve të sigurta janë hequr edhe Maqedonia, Mali i Zi, Libani, Izraeli dhe SHBA-ja.…

Lexo më Shumë