Author: almakos

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën për rastin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, i cili ndodhet në masën ‘arrest me burg’, pasi po hetohet nga SPAK për “korrupsion” . Gazetarja Klodiana Lala raporton se Hasa nuk u paraqit në seancë dhe ka bërë me dije në KPK se nuk do të paraqitet. Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Lexo më Shumë

Ka nisur sot mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit. Ky vendim, për zgjatjen e kësaj faze, çoi në shtyrjen e nisjes zyrtare të procesit mësimor për vitin shkollor 2021-2022. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh: “Të dashur nxënës, Nesër të gjitha shkollat janë gati për mësimin plotësues, i…

Lexo më Shumë

Një makinë ka shpërthyer në flakë në aksin nacional Korçë Pogradec, në afërsi të Maliqit. Ndërkohë që të tjera detaje kanë dalë në dritë nga djegia e makinës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanËeb” se makina është furnizuar me gaz në një pikë karburanti. Sapo ka dalë nga aty, mjeti është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi i pasagjerit. Drejtuesi dhe pasagjeri, kanë thënë se kanë dëgjuar 3 shpërthime njëra pas tjetrës dhe në kushte të tilla, kanë humbur kontrollin e kanë dalë nga rruga. Sakaq, në videon e siguruar nga “BW” shihen shtëllunga të mëdha tymi në ajër të shkaktuara nga…

Lexo më Shumë

BalkanWeb siguron video të një hajduti serial biçikletash në garazhin e një kompleksi pallatesh në rrugën Jordan Misja në Tiranë. I mituri është kapur mat nga kamerat e sigurisë teksa i veshur sportiv dhe me shapka vjedh biçikletat që banorët i kanë lënë për siguri në garazh. Ai duket i pashqetësuar teksa tregohet i vëmendshëm kur afrohen njerëz për t’u fshehur dhe vepron kur është vetëm.

Lexo më Shumë

6 persona të vënë në pranga, 34 leje qarkullimi të pezulluara dhe 1554 drejtues mjetesh të ndëshkuar me masë administrative. Ky është bilanci i operacionit të krijuar nga policia rrugre gjatë ditës së sotme në vend. Nga sa behet e ditur nga 6 personat e arrestuar, 3 ishin të dehur në timon, ndërsa 3 të tjerë ishin pa leje drejtimi. Ndërsa nga 34 lejet e drejtimit të pezulluara, 19 ishin për shpejtësi mbi normat e lejuara, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt. Ndërkohë që një rast i veçantë ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në mesin e viktimave nga COVID-19 është edhe një grua shtatzënë. Viktima ishte e moshës së re, e lindur më 1991. “Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuar me dy doza”.

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19. Balla i shoqëruar nga një një grup studentësh ju drejtua qendrës së vaksinimit në Elbasan për të kryer sipas tij, detyrën më të rëndësishme të momentit që është vaksinimi. Në fjalën e tij Balla i bëri apel të gjithë stundëtëve të shfrytëzojnë muajin e hapur për tju drejtuar qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar. “Bashkë me një grup studentesh dhe studentësh erdhëm sot në një prej qendrave të vaksinimit të Elbasanit, unë për të kryer dozën e dytë të vaksinës dhe studentët…

Lexo më Shumë

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rritje të ndjeshme të të infektuarve ditor në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se këtë të martë janë regjistruar 1054 raste të reja nga 7.256 testime të kryera në total. Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit, 3 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Numri i të shëruarve është në rritje pasi këtë të martë u raportuan 496 pacientë të shëruar. Që…

Lexo më Shumë

Një avion i tretë ka mbërritur në Kosovë. 131 afganë udhëtuan me avionin e forcave amerikane nga Gjermania. Tashmë Kosova ka strehuar 355 afganë për të qëndruar përkohësisht në bazën ushtarake amerikane e më pas në SHBA. Më 29 gushte Kosova priti avionin e parë me 111 afganë në bord ndërsa i dyti mbërriti mesnatën mes 30 dhe 31 gushtit. Të gjithë afganët në Kosovë do të strehohen në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” që është nën komandën e KFOR-it.

Lexo më Shumë

OSHEE njofton se më 1 shtator se pjesërisht “Rruga e Elbasanit”, prapa Fakultetit Ekonomik dhe rruga “Teodor Keko’’ do të mbeten pa energji elektrike. Energjia do të stakohet për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave. Prapa Fakultetit Ekonomik energjia do të ndërpritet pjesërisht për 5 orë, nga 11:00 deri në 16:00. Ndërkohë tek rruga “Teodor Keko” për 4 orë nga 13:00 deri në 17:00. NJOFTIMI NGA OSHEE Stakim, 1 shtator Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 1 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: 11:00-16:00 Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”,  prapa Fakultetit Ekonomik…

Lexo më Shumë

Në Kosovë, së shpejti, pritet të arrijnë mbi 450,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, të bëra donacion nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Vitia tha se Kosova ka mjaftueshëm doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. “Edhe një herë ju bëj thirrje që të mos zgjedhim se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo. Me rëndësi është që të vaksinohemi sa më parë”, tha Vitia. “Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi administruar vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka vizituar sot disa shkolla të ndryshme të Tiranës për të parë nga afër masat e ndërmarra në prag të nisjes së mësimit plotësues më datë 1 Shtator. Ministrja ka bërë një apel ndaj të gjithë arsimtarëve të pavaksinuar deri më tani që t’i bashkohen sa më parë muajit të hapur të vaksinimit masiv, në mënyrë që të kemi një vit shkollor të mbarë dhe të sigurt tha ajo. Kushi u shpreh e kënaqur që pjesa më e madhe e mësuesve në të gjithë Shqipërinë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat, “gjë që siguron…

Lexo më Shumë