Kjo është banesa e autorit të dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, pak ditë më parë, në Vlorë. 39-vjeçari Bledar Selmanaj jetonte në këtë dhomë disa metra larg familjarëve të tij që jetonin në godina disa katëshe, ndërsa pak metra larg hyrjes së banesës ishte fshehur dhe arma e dyshuar, me të cilën mendohet se është kryer vrasja. Vendi ku u gjet viktima është në një distancë të afërt me banesën e tij, ndërsa provat janë të shumta që ka qenë ai autori i vrasjes, edhe pse ai nuk e pranon. E ëma e autorit të dyshuar të vrasjes, Mesine…
Author: almakos
Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari i ka kërkuar SPAK-ut ti rikthejë telefonin që i ka sekuestruar pasi u arrestua për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë, raporton gazetarja Klodiana Lala. Naqellari ndodhet në arrest me burg dhe akuzohet për ‘’shkelje të barazisë në tendera’’ për tenderin 28 miliardë lekë për të cilin SPAK bashkë me të arrestoi dhe 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.Ish-drejtoresha ka pasur rol në caktimin e çmimit të uniformave në treg.
Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari i ka kërkuar SPAK-ut ti rikthejë telefonin që i ka sekuestruar pasi u arrestua për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë, raporton gazetarja Klodiana Lala. Naqellari ndodhet në arrest me burg dhe akuzohet për ‘’shkelje të barazisë në tendera’’ për tenderin 28 miliardë lekë për të cilin SPAK bashkë me të arrestoi dhe 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.Ish-drejtoresha ka pasur rol në caktimin e çmimit të uniformave në treg.
Sekuestrohet nga policia e Lezhës, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa. Gjithashtu, sekuestrohen armë zjarri pistoletë, 4 krehra, municion luftarak, peshore elektronike, një automjet dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuar nga shitja e lëndës narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas, posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit. Ja njoftimi i plotë: Lezhë Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëngjini”. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Policisë Lezhë, me mbështetjen e…
Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar.Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Lorena Kodra, e cila raporton se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat e Katedrales. Burime bëjnë me dije për gazetaren Kodra se dyshohet që vjedhja të jetë kryer nga dy shtetas të mitur. Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e procedurave të nevojshme. Korçë/Informacion paraprak Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 27,404. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,525.Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me të dërguarin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.Kurti thotë se u diskutua për takimet e mëparshme dhe të ardhshme për dialogun Kosovë-Serbi.Ai thekson se për Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveçse perspektivës së BE. ‘’Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e BB6.’’- shkruan Kurti.
Festivali më i madh i ngjyrave, “Colour Day Festival”, që të gjithë po e prisnim me padurim, fatkeqësisht është anuluar! Festivali do të mbahej në datë 6 shtator dhe në të do të perfromonin disa nga artistët më të mirë shqiptarë e të huaj, por për shkak të zhvillimeve të fundit të pandemisë ky event madhështor për të rinjtë nuk mund të mbahet as këtë vit. Në një deklaratë në rrjete sociale, organizuesit e festivalit shprehen se nuk mund të marrin një përgjegjësi kaq të madhe, për sa kohë pjesa më e madhe e popullsisë nuk është ende e mbrojtur.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës para rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane. Gjatë fjalimit të saj Osmani ka theksuar mundësitë e shumta për investime në Kosovë. “Përpara rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane prezantova sot potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe theksova mundësitë e shumta për investime në vendin tonë, si e ftuar e Forumit Ekonomik të Zvicrës”, tha ajo. Ajo thotë se interesimi i të pranishmëve për…
Janë larguar këtë pasdite nga Qytet Studenti afganët e strehuar aty pak ditë më parë. Mësohet se rreth 300 shtetasit afganë janë zhvendosur në Lezhë. Ata janë strehuar në struktura hotelerie të qytetit të Lezhës.Ndërkohë, mësohet se në Qytet Studenti afganët akomodohen, derisa plotësojnë dokumentet për mbrojtjen e përkohshme.
Vijon të mbetet e lartë shifra e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 982 persona, ndërsa e kanë humbur betejën me Covid-19 edhe 3 të infektuar. Ndërkohë, në këto 24 orë e kanë fituar betejën me virusin 475 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë. Sipas MSH, “Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në Forumin në Bled se Bashkimi Europian duhet të mbrohet e përkrahet nga ata që synojnë të bëhen anëtarë.Kurti thotë se nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kryejnë reformat, por edhe BE duhet të kryejë reforma në sistemin vendimmarrës. Sipas tij, me anëtarësimin e 6 vendeve të rajonit, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohej dhe do të ishte më i sigurt. ‘’Kosova ka isntitucione të qëndrueshme. Tre kandidatët kryesorë në listën tonë fituese drejtojnë tre institucionet kryesore, znj.Presidente, kryetari i Kuvendit dhe unë. Rezultatet demokratike të zgjedhjeve demokratike sollën…

