Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar, më 7 shtator do të marrë detyrën e Zëvendësndihmës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit. Kështu kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada e SHBA-së në Beograd. Ai po ashtu do të jetë edhe i dërguari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Escobar do të zëvendësojë në këtë post Matthew Palmerin. Çfarë do të thotë ky post, pse është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe me cilat sfida do të përballet Escobar?
Author: almakos
Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle për drejtuesit e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ. Gjatë kontrolleve të fundit, policia ka konstatuar me shkelje dhe ka nisur procedimin penal për drejtues autobusësh. Njoftimi i policisë: Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, rrugorët e kryeqytetit prej kohësh kanë vijuar kontrolle të dedikuara ndaj kësaj kategorie mjetesh, kontrolle të cilat janë orientuar në orët…
Katër shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, pas një operacioni për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës.Mediet greke raportojnë se një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim, ndërsa nga operacioni janë sekuestruar rreth 69 kg marijuanë. Operacioni policor është zhvilluar në disa zona të Greqisë, si Artemidha, Renti dhe Spata të Athinës. Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestruar edhe 15 250 euro, 26 fishekë, karikatorë, 18 celularë, 2 automjete dhe bllokues valësh.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011. Në total numri i rasteve aktive është 27.404. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita ka folur sot për festivalin mbarëkombëtar të komedisë ‘Koko Fest’ që po mbahet në Korçë prej një jave. Në një lidhje skype për rubrikën ‘News24’ pohoi se ‘Koko Fest’ e nisi siparin këtë vit me komedinë “Vdis duke qeshur”. Ajo mes të tjerash ‘zbërtheu’ edhe mesazhin e kësaj komedie, që ishte; “jetoje jetën pa pengje”. “Menduam ta çelim me “Vdis duke qeshur” të për ta hequr më pas dekorin, dhe për të vazhduar me të tjerat shfaqje. ‘Kjo komenti është mesazh që; jetoje jetën në mënyrë të tillë, që kur të vdesësh…
Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator. Ajo ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie. Kjo është hera…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret që dialogu me Serbinë të vazhdoj në vjeshtë. Por thotë se gjithçka varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Kështu tha për Tanjug nga Bledi i Sllovenisë ku edhe po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. “Unë për më tepër pres që ne të konfirmojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për njëri-tjetrin. BE duhet të ruhet dhe mbrohet, dhe unë besoj se reformat e brendshme në BE dhe zgjerimi i jashtëm plotësojnë njëra-tjetrën. Ne kishim dy takime deri më tani, mund të kemi në vjeshtë një takimin…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me refugjatë afganë të strehuar në Qytetin Studenti, duke u uruar mirëseardhjen në Shqipëri ose siç e konsideroi ai “vendin e Nënë Terezës”. Ndërsa tregoi bashkëbisedimin që pati me një djalë të vogël që dëshironte të bëhej futbollist, Veliaj u rrëfeu afganëve se ai ka një histori të ngjashme, duke u shprehur se është larguar si refugjat nga Shqipëria që 10 vjeç. Refugjatët afganë thanë se janë ndjerë mirë në Shqipëri, ndërsa kishte nga ata që shprehën dëshirën për t’u angazhuar me punë në vendin tonë. “Mirë se keni ardhur në Tiranë! Edhe kur hyra këtu…
Të tjera detaje rreth aksionit që u zhvillua në Spanjë, mes tre shteteve dhe EUROPOL-it, që çoi në arrestimin e 107 personave, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, me rrënjë në Shqipëri ka dhënë policia spanjolle. Hetimi filloi në qershor të vitit të kaluar, pas marrjes dijeni për një rrjet kompleks lehtësuesish të cilët dyshoheshin se po mbulonin një organizatë me origjinë shqiptare për t’u vendosur në Spanjë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të…
Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit. “Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben…
Shpërndanin lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Kjo pasi “furnizonin” zona të të ndryshme të Tiranës me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestruar 450 gramë lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shpërndarje. Të njëjtat burime bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20…
Mediat italiane kanë zbuluar detaje tronditëse nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe.Për krimin u arrestua nusja e djalit të tyre, Elona Kalesha nga Durrësi. Por cilat janë dyshimet e hetuesve? 36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ekzekutuar për të parandaluar çiftin që të zbulonin se ishte duke pritur një fëmijë nga një burrë tjetër, pasi kishte tradhtuar djalin e tyre. Kështu të paktën…

