Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari i ka kërkuar SPAK-ut ti rikthejë telefonin që i ka sekuestruar pasi u arrestua për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Naqellari ndodhet në arrest me burg dhe akuzohet për ‘’shkelje të barazisë në tendera’’ për tenderin 28 miliardë lekë për të cilin SPAK bashkë me të arrestoi dhe 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.Ish-drejtoresha ka pasur rol në caktimin e çmimit të uniformave në treg.



