Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron drejtuesit e mjeteve lidhur me lëvizjen me hapjen e tunelit numër 5 te ish-Sheshi Shqiponja. Kështu, sipas ARRSH, “Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku: – Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt. – Lëvizja e automjeteve që vijnë…
Author: almakos
Policia Rrugore teksa vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit, ka ndëshkuar disa drejtues që kanë thyer rregullat e qarkullimit. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë, që janë ndëshkuar 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. NJOFTIMI I POLICISË Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të painformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkool testues.Evidentohen…
Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle bënë disa zona të qytetit, ku ka evidentuar dhe arrestuar 4 persona. Në prangat e policisë ka rënë 25-vjeçari H. L., i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Gjithashtu një nga të arrestuarit është dhe 50-vjeçari A. H., i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Sakaq, Policia në sajë të të dhënave të siguruara në rrugë operative, ka ushtruar kontrollet në një makinë, të parkuar pranë një lokali, ku kanë gjetur një armë manovër. Kësisoj është arrestuari shtetasi H.…
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në Kosovë njofton se 79 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky numër është më i lartë krahasuar me një ditë më parë, ku në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19, 69 pacientë ishin në kujdes intensiv. Sipas raportit ditor të datës 3 shtator, në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1.209 pacientë. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1.102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1.019 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim. Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare po…
Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin Nikolin Ciko.43-vjeçari akuzohet të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit Rajonal të Korçës në datën 8 mars dhe 30 gusht të këtij viti. Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.Infermieri pas arrestimit u shpreh se i kishte vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer. Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me…
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një person i vendos lëndë plasëse makinës së punonjësit të policisë në Durrës, i cili më pas shpërtheu duke shkaktuar dëme. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 06:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që filmojnë autorin që vendos diçka në rrotën e parë të mjetit, nga ana e shoferit, dhe më pas ai largohet me shpejtësi. Nga shpërthimi i tritolit, mjeti tip Benz në pronësi të Lulëzim Kastratit, i plotfuqishmi i zonës në lagjen nr.17, pësoi dëmtime. Ndërkohë që…
Gazetarja Klodiana Lala siguron për “News24” videon, që tregon momentin kur tentojnë të arratisen nga burgu “313” Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri. Siç shihet në video, Çekaj dhe Pjetrin arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një litari.Ata zbresin në vetëm pak sekonda dhe në duar mbajnë doreza, me të cilat godasin edhe një roje, por pak më pas ai kapet.
Video ku shihej se si një burrë sulmonte barbarisht 3 vajza në Prishtinë, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar një prej vajzave që ra pre e sulmit, ndërkohë që ajo rezulton shtetase shqiptare. Bëhet e ditur se agresori, shtetasi me inicialet L.V., i cili mësohet të ketë klient në një qendër masazhi ku punonin 3 vajzat, (të treja nga Shqipëria). Siç raporton një prej viktimave, agresori kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh. Në pretendimin e saj, ajo shton se pasi vajzat…
Në prag të marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruan në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që gjithçka e nënshkruar një vit më parë të respektohet. Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga ky departament thuhet se SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë. “Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes…
Një foshnjë e porsalindur në Pejë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga kryeinfermierja e këtij spitali, Hidajete Krasniqi, e cila dhe edhe detaje rreth shëndetit të foshnjës. Bazuar në të dhënat e fundit, Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19 është lehtësuar, ndërsa lajmi i mirë është se ka rënë numri i viktimave, pasi ishte vetëm një humbje jete si pasojë e pandemisë, derisa ditë më parë, ka pasur numër shqetësues të viktimave. “Për momentin janë 212 pacientë që po trajtohen për koronavirus, prej tyre 188 janë me oksigjenoterapi. Janë edhe 169 raste pozitive, 12…
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke lëvizur me armë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Bukurosh Suçi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Suçi, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin…
Prej katër ditësh 100 qytetarë në Kosovë kanë humbur jetën nga COVID-19. Të hënën u shënuan 20 raste të vdekjes, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32 raste. Ndërsa për këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19. Kjo ka bërë që spitalet pothuajse të stërmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngre alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore. Pas situatës alarmante me të infektuar liderët politikë po kërkojnë që fushata zgjedhore për zgjedhjet e lokale e paraparë të zgjatë 1 muaj të shkurtohet në 5 ose 10 ditë maksimumi.

