Author: almakos

Zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka thënë se ishte kënaqësi të bisedonte me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të falënderuar shtetin e Kosovës për mikpritjen e afganëve në kampin Bondsteel. Harris në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani u pajtuan që të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve të rëndësishme SHBA-Kosovë. “Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Dy automjete janë përfshirë në aksident duke u përplasur në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit. Sipas gazetarit të News 24  Fatimir Popja, aksidenti ndodhi në fshatin Katund i Ri i Elbasanit dhe për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht. Ndërsa ka mbetur i dëmtuar njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë nē aksident si dhe është bllokuar përkohësisht qarkullimi.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradianj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit të Kosovës. Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti për pyetjet e shumta që i ka shtruar atij përderisa Kurti po angazhon hajdut të vegjël të dalin nëpër televizione. Ai ka vazhduar me pyetje ndaj Kurtit se pse po i dëmton prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, duke i thënë se nuk e ka vendosur reciprocitetin kur e ka hequr taksën. Dhe në fund ai…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Trieste të Italisë, ku u përplasën shqiptarë e kosovarë dhe mbetën të plagosur 8 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka rrëfyer si nisi konflikti dhe çfarë ndodhi mes dy grupeve. “Në fillim u hodhën karrige dhe stola. Pastaj erdhi një furgon me shumë njerëz të tjerë, sikur kishin bërë thirrje për përforcime. Kam dëgjuar 5 deri në 7 të shtëna. Një person ishte në tokë. Gjithçka ndodhi për 10 minuta. Të gjithë kishin frikë”, tha dëshmitari për mediat italiane. Në pamje…

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi  theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.Po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet S. M., 38 vjeç pasi po transportonte dru me faturë të falsifikuar. Në njoftimin e bërë nga policia një 28-vjeçar është proceduar penalisht  për tentativë korrupsioni ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Qarku Korçë Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, duke arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, të cilët posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike kokainë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e…

Lexo më Shumë

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar një 45-vjeçar. Në pranga ka rënë shtetasi Spiro Qose, si dhe është sekuestruar një pako e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 automjet dhe 1 celular. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “benz” që drejtohej shtetasi S. Q., 45…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 54-vjeçari Nikolin Huba. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se Nikolin Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit. Ai është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Upa, rreth 45 vjeç.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, ku gazetari Nikshiqi sjell dhe pamjet e para ku shihet se është rrethuar nga policia. Mësohet se 45-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Gjatë aksionit, është arrestuar një 26-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 21-vjeçar.Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov, municion luftarak, krëhëra dhe bajoneta të armëve të zjarrit. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i hetimeve disa mujore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe kontrollit në territor kanë…

Lexo më Shumë

Drejtori i SHSKUK-së në Kosovë, (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës), Valbon Krasniqi, thotë se në vendin e tij ende nuk është identifikuar varianti i ri i Covid-19. Së fundi, me variantin ‘Mu’ u identifikuan disa raste në Ballkan. “Tani për tani në Kosovë nuk është identifikuar dhe nuk kemi informata për dyshime për ndonjë variant të tillë të mundshëm. Kemi lexuar dhe kemi parë që mbase mund të jetë edhe në Ballkan ose në Greqi ishin disa raste me variantin e ri”, thotë Krasniqi. “Në këto momente ne primare kemi të luftojmë këtë pandemi dhe valë epidemiologjike dhe…

Lexo më Shumë

Një pacient i infektuar me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.Derisa ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, ai ka thënë se është gabimi i tij që nuk është vaksinuar. “Kam qenë në Obiliq me një terapi atje s’ka bo punë hiq edhe prej atje më kanë pru këtu sot, kam qenë shumë keq, keq jam prapë. Është faji im që nuk jam vaksinuar”, ka thënë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive për RTV 21. Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar…

Lexo më Shumë