Author: almakos

Një furgon me 20 emigrantë të paligjshëm brenda është kapur në afërsi të qytetit të Korçës, më konkretisht në fshatin Drenovë. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se drejtuesi i mjetit, sapo ka pikasur prezencën e policisë është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë në mjet emigrantët që po i transportonte drejt kryeqytetit. Policia e Korçës ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që po punon për kapjen e tij. Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Baqel në Lezhë. Një 76-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij me armë gjahu. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18:30. Dyshohet se 76-vjeçari me iniciale V.N. ka qenë në kushte depresive. Policia po punon për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Lezhë: Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë,  në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, takim nga i cili ka publikuar dhe një foto. Rama shkruan në “Twitter” se është nder të punosh me të dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra. Ai premton se pas strehimit të tyre, qytetarëve afganë do t’iu ofrohet një jetë. “Një nder të punosh krah për krah me gazetaren e BBC Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Rreth 2 mijë testime më pak se dje dhe rreth 100 raste më pak. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 896 raste të reja me COVID-19 në vend si dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.Vaksinohuni në qendën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. . Në total numri i rasteve aktive është 26.688 . Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me…

Lexo më Shumë

Një lehonë 26-vjeçare nga Komuna e Vitisë ka vdekur sot si pasojë e infektimit me coronavirus. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija. Spahija ka thënë se viktima i është nënshtruar më 2 shtator operacionit kirurgjik cezarian në Klinikën e Gjinekologjisë, për të kryer lindjen në javën e 38-të. “Po është e vërtetë. Rreth orës 02:30 të ditës së sotme pacientja e lindur në vitin 1995 ka vdekur nga COVID-19. Ajo i ishte nënshtruar operimit cezarian për kryerjen e lindjes mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar, pasi ka pasur dëmtim…

Lexo më Shumë

Analisti Janusz Bugajski i Fondacionit Jamestown/Washington DC ka komentuar zhvillimet në Malin e Zi, ku prej dy ditësh ka pasur përleshje e protesta për shkak të një ceremonie fetare nga Kisha Ortodokse Serbe. Bugajski deklaron se më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish është aktual. “Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bëjmë me minimin…

Lexo më Shumë

Në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të pacientëve në kujdes intenziv për shkak të sëmundjes COVID-19. Të shtunën ishin raportuar 73 pacientë ndërsa të dielën (5 shtator) ky numër është rritur në 87. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.207 pacientë, prej tyre 1.101 janë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 1.026 po trajtohen me oksigjeno-terapi. “Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre COVID-19 pozitivë, 354 me trajtim përmes oksigjeno-terapis. Në spitalet e përgjithshme…

Lexo më Shumë

Një 43-vjeçar me inicialet G.B., banues në Laç, është arrestuar sot nga policia pasi ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”. Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri. Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe një person që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe dy shoferë që kanë shkaktuar aksident me pasojë plagosjen. NJOFTIMI Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

Lexo më Shumë

Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Burime për Express nga QKUK bëjnë me dije se foshnja ka vdekur mbrëmjen e ditës së djeshme. Ajo po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ajo ka vdekur mbrëmë. Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pastaj ishte vendosur në ventilim mekanik. Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj të cilët po ashtu ishin të infektuar.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë në 5-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, teksa shfaqet para ikonës së saj. Presidenti Meta shkruan se shembulli i saj, vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore. “Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe…

Lexo më Shumë

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021. Kështu bën me dije Bashkia e Tiranës, duke shtuar se projekti i ri i Bashkisë, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve. Kryetari…

Lexo më Shumë