Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ndodhur të shtunën në fshatin Çerem, në Tropojë. Mësohet se një konflikt i çastit mes dy bashkëfshatarëve ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, me pasojë vdekjen e 50-vjeçarit Isat Goci (në foto). Viktima kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Astrit Ismajlisufaj, ku fillimisht është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës. Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i…
Author: almakos
Ekstradohet nga Italia një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Behar Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për…
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu iu është bashkuar urimeve me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu teksa vlerëson figurën dhe kontributin e shenjtores, thekson se ajo ishte një shqiptare, personaliteti me i fuqishëm e i spikatur i kombit tone në këtë periudhe te historise. MESAZHI I SHEHUTNene Tereza e Shenjte, 5 vite me pare! Nje mesazh i qarte boteror ky, per ate personalitet te ndritshem te njerezimit mbare, per vepren, mesazhet, trashegimine qe krijoi e la pas.Nene Tereza pa asnje dyshim eshte vendosur krahas figurave me madhore te epokes moderne si Papa…
Bilance tragjike vijnë nga Kosova këto ditë, ku 4 gra shtatzëna kanë humbur jetën nga Covid-19 brenda një jave. Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe. 38-vjeçarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.Ndërkohë, të premten koronavirusi i mori jetën edhe një 28-vjeçareje nga Vushtrria, e cila ishte po ashtu shtatzënë. Gjatë këtij viti,…
I vetmi studim i publikuar që hedh dritë mbi ecurinë e pandemisë në Shqipëri me autorësinë e ekspertëve të ISHP, tregon se gjatë dimrit 2020-2021, grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç. Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht është e shkujdesur dhe e neglizhon zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%). Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%)dhe femrat…
Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 është pyetur ‘live’ nga ish-deputeti Adriatik Alimadhi mbi pasojat e COVID-19. Alimadhi i cili e kaloi rëndë COVID-19 thotë se tashmë dhe pas 1 viti e gjysmë i vuan ende pasojat. Alimehmeti nga ana tjetër thekson se këto pasoja zgjasin dhe mbi 1 vit, por në varësi se sa rëndë e ka kaluar pacienti Pyetja nga Alimadhi: Kam dëgjuar shpesh nga ekspertë të mjekësisë, COVID_19 kalon pas 6 muaj apo 1 vit. Unë kam 1 vit e gjysmë dhe i ndjej pasojat. Alimehmeti: Prekja pulmonare e tij ka qenë 70%, prekje masive. Është…
Vijojnë shifrat e larta të infektimeve me Covid-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë, 984 qytetarë, pothuajse 100 raste më shumë se ditën e dijshme.Ndërkohë 4 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Njoftimi i MSH COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6113 testime, 984 raste të reja, 4 humbje jete dhe 640 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë…
Detaje të reja janë zbuluar nga gazetarja Dorjana Bezat për ngjarjen në Tropojë. Autori i vrasjes dyshohet se është zjarrfikës. Dyshohet se Altin Ismajl isufaj dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri. Ismaj lisufaj është në kërkim nga Policia pasi pas vrasjes në fshatin Çerem ku banonin të dy është larguar në drejtim të paditur.
Policia është vendosur menjëherë në ndjekje të autorit të vrasjes në Tropojë. Bëhet me dije se autori është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim.Po krihet zona për bërë të mundur kapjen e Aktin Ismajlisufi.Ndërkohë 49-vjeçari Isat Goçaj i cili ishte viktimë e këtij ekzekutimi rezulton të ishte bashkëfshatar i autorit. NJOFTIMI NGA POLICIA Tropojë Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet…
Mali i Zi po përballet tashmë me një kaos në disa rrugë me rastin e fronizimi të Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi. Më parë një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes. Një grup ekstremistësh serbë kane thyer kordonin e policisë dhe tanimë janë drejt shkuarjes në Cetinje.Sipas reporterit të “Vijesti”, qytetarët kanë derdhur gurë në rrethrrotullim.Një pjesë e atyre që u mblodhën, të udhëhequr nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze (CPC), u drejtuan drejt “Pompës së benzinës” pranë rrethrrotullimit. Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur…
Policia e Përmetit ka arrestuar në flagrance një 38-vjeçar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Shtetasit Maringlen Shabani gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike. Policia bën me dije se është arrestuar gjithashtu shtetasi Spartak Simoni për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Përmet Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të…
Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin infektiv, ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin ‘Covid 3’ në mbështetje të spitalit infektiv. Burime bëjnë me dije se fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish ndërsa mësohet se kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër.Po ashtu ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion edhe spitalin ‘Covid 4’ në rast nevoje si dhe do të aktivizohet edhe skenari i spitaleve rajonale.

