Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin infektiv, ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin ‘Covid 3’ në mbështetje të spitalit infektiv.
Burime bëjnë me dije se fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish ndërsa mësohet se kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër.Po ashtu ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion edhe spitalin ‘Covid 4’ në rast nevoje si dhe do të aktivizohet edhe skenari i spitaleve rajonale.



