Author: almakos

Në repartin COVID të Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike pranë QKUK-së, janë të shtrira 16 shtatzëna, prej tyre 6 janë me oksigjenoterapi, ndërsa një shtatzënë është në gjendje të rëndë. E në këtë valë të fundit në repartin e Gjinekologjisë kanë kërkuar trajtim spitalor 87 gra shtatzëna dhe asnjëra prej tyre nuk ka qenë e vaksinuar kundër coronavirusit. Kështu tha për KosovaPress, drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli i cili sqaroi se COVID-19 po sulmon të gjithë sistemin përfshirë atë të frymëmarrjes, zemrën, veshkat. “Në repartin e Gjinekologjisë në repartin e dedikuar COVID, për momentin janë të hospitalizuara 16…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia, ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Forumin “Rimëkëmbja pas Covid-ti”. Në një lidhje me “Skype” për “News24”, nga Shkupi, zv.ministri Kadia foli për rëndësinë e këtij forumi, teksa u shpreh se vendet e rajonit marrin eksperiencat e njëri-tjetrit për menaxhimin e situatës nga pandemia e koronavirusit. Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Shqipëria e ka menaxhuar mirë situatën dhe ka një rimëkëmbje ekonomike me 5.5%, që është më e lartë se vendet e rajonit. “Është forumi i dytë pas Prespës. Jemi gjithë kohës në frymën e sfidave të përbashkëta që ka…

Lexo më Shumë

Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë me takimet nesër dhe pasnesër. Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka bërë me dije se më 7 shtator do të ballafaqohen dy delegacion me ndërmjetës Miroslav Lajcak dhe përfaqësues të tjerë europianë. Ndërkohë më 8 shtator do të ketë një takim mes zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovic. Zëdhënësi i BE tha se takimet do i shërbejnë çështjeve të hapura dhe hapave të ardhshëm në dialog.  

Lexo më Shumë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të prekur nga COVID-19. Aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 220 pacientë, prej tyre 189 janë në oksigjenoterapi. Sipas njoftimit nga ky spital 9 pacientë të tjerë janë në CPAP, 50 pacientë janë në gjendje të rëndë. Janë pranuar 12 pacientë dhe 1 është i shëruar.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do të ripërsërisë qëndrimin për “perspektivën evropiane” për Ballkanin Perëndimor, gjatë samitit që do të mbajnë strukturat e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në fillim të tetorit në Slloveni. Kështu thuhet në një draft-deklaratë të përgatitur nga blloku evropian, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, e ku po ashtu flitet për orientimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Sllovenia, që ka kryesimin e radhës së BE-së, ka paralajmëruar mbajtjen e këtij samiti, me qëllim që Ballkani Perëndimor të rikthehet në fokusin e politikës së BE-së. Një samit i ngjashëm është mbajtur në Sofje më 2019,…

Lexo më Shumë

Sot pritet të arrijnë në Kosovë mijëra vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”. Klan Kosova nga burimet brenda Ministrisë së Shëndetësisë mëson se përveç donacionit nga SHBA, sot do të mbërrijnë edhe 53.000 doza të Pfizerit si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me MSH-në. Ndryshe Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.

Lexo më Shumë

Ishte 18 vjeçe me ëndrra për jetën dhe dëshira. Por jeta iu ndërpre në mes në mënyrë mizore. Marigona Osmani u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa, në Ferizaj të Kosovës. Ajo e donte atë që më vonë u bë vrasësi i saj. La pas çdo gjë, madje edhe derën e prindërve të saj për të jetuar këtë dashuri, e cila nuk zgjati më shumë se dy muaj. Vrasësi dhe bashkëpunëtori i tij tashmë ndodhen në paraburgim dhe hetimet për ngjarjen vijojnë. Duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, avokati i…

Lexo më Shumë

Ndonëse pak ditë më parë, ai njoftoi largimin nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Luan Rama ka dhënë një mesazh me rastin e 17-vjetorit të themelimit të LSI. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama thotë se tashmë është koha për t’u ringritur dhe jo për të pritur. “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri. LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre”, shkruan ai. Postimi i plotë: 17 vjet prej themelimit të…

Lexo më Shumë

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, ka uruar mbështetësit për 17-vjetorin e themelimit të partisë. Vasili, i cili do të jetë sërish deputet në parlamentin e ri përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se çdo sfidë vetëm e ka forcuar LSI-në dhe misioni vazhdon me motivim si asnjëherë më parë. Ai uron mbështetësit e LSI, që sipas tij nuk ulin kokën dhe e duan pafund Shqipërinë. STATUSI NGA PETRIT VASILI 17 VJET LSI ! ÇDO SFIDË VETEM NA KA FORCUAR. TE RINJ E TE REJA, BURRA DHE GRA, QE NUK ULIN KOKEN DHE DUAN PA FUND SHQIPERINE,…

Lexo më Shumë

 Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 17-vjetorin e themelimit si një parti politike në Shqipëri. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë anëtarët e mbështetësit e partisë. Urimi i saj shkon kundrejt atyre që kanë luftuar dhe vijojnë të luftojnë për çfarë përfaqëson LSI, teksa paralajmëron se misioni i vazhdon. STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon

Lexo më Shumë

Të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima të reja nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të 2020-s, deri më 5 shtator janë shënuar 2 605 viktima në Kosovë. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se pozitivë me koronavirus kanë dalë edhe 890 qytetarë. Shifra bazohet në 10.614 mostra të testuara. Llogaritur në përqindje del se 8.3% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Të shëruar nga sëmundja janë edhe 1.712 qytetarë, ndërsa raste aktive janë 25 688.

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por nuk përjashtohet mundësia për reshje, sidomos në zonat malore. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 31°C. Era do të fryjë në drejtim Verior -Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Lexo më Shumë