Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 14.159 qytetarë,3.621 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 747.225 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.332.658 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 579.358 qytetarë. – Advertisements – “Sipas statistikave të fundit, 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine ndërsa 29% e popullsisë 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, thonë nga Ministria e Shëdetësisë.

Lexo më Shumë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për dialog, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të martën dhe të mërkurën do të zhvillojnë takime në Bruksel. Gjatë të martës, pritet që delegacionet e të dyja shteteve të zhvillojnë takime me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ekipin e tij, ndërkaq më 8 shtator do të zhvillohet një takim ndërmjet dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e bllokut evropian. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pret që të palët të gjejnë gjuhë të përbashkët. “Sot dhe nesër, do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës…

Lexo më Shumë

Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Paraprakisht dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdesia e punëtorëve, që po rregullonin çatinë e saj. Gazetari Juli Shota sjell pamje ku shihet se magazina është e gjitha në flakë, ndërsa raporton se janë shkrumbuar me mijëra dënga jonxhë, të cilat ishin magazinuar për dimër për stallën e dhive, në pronësi të Olsjan Gjetës nga Tirana. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës të Krujës dhe dy të Vorës, të cilët po mundohen të shuajnë flakët, që fatmirësisht nuk rrezikojnë banesat.

Lexo më Shumë

Gjysmë ore pas mesnate, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar 57-vjeçarin I.I. nga Trebishti i Rekës së Poshtme, i cili u soll në mënyrë agresive dhe fizikisht i kishte sulmuar pjesëtarët e policisë, pasi që më herët kishte prish rendin dhe qetësinë publike në Qendrën Shëndetësore “Ruse Boshkovski” në fshatin Rostushë, ku gruaja e tij po trajtohej në spital me “covid-19”. – Advertisements – “Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër personit I.I. do të pasojë parashtresë adekuate”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Disa foto janë publikuar nga aksidenti me motor i policëve te Kopshti Botanik në Tiranë. Nga pamjet shihen dy policët të cilët janë shtrirë anës rrugës dhe kalimtarë apo punonjës mundohen t’u japin ndihmën e parë. Një pjesë e rrugës është bllokuar për shkak të sendeve të hedhura përtokë pas përplasjes që vështirësojnë qarkullimin.Nga ana tjetër Policia informoi se ata janë dërguar tashmë në spital me lëndime.

Lexo më Shumë

Mediat e Kosovës kanë publikuar video nga momenti kur arrestohet Dardan Molliqaj me aktivistë të tjerë të PSD.Ata kishin organizuar sot një protestë e cila shkoi deri në ndalimin e fjalimit të zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Trendafilova. Hera e tretë që Molliqaj arrestohet brenda këtij viti ndërsa në vitet paraardhëse nuk kanë munguar këto episode të ngjashme.Dardan Mollqaj është kryetar i PSD dhe është i martuar me Besa Shahinin, ish-ministren e Arsimit në Shqipëri për vitet 2019-2020.

Lexo më Shumë

Për të disatën herë është arrestuar në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini. Dardan Molliqaj i cili është kryetar i PSD në Kosovë së bashku me aktivistë të tjerë të partisë kundërshtuan sot konferencës e zëdhënëses së Gjykatës Speciale,Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione e fërshëllima. Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë i cili ndryshe njihet si bashkëshorti i Besa Shahinit, politikania nga Kosova që shërbeu në Shqipëri për më pak se dy vite si Ministre e Arsimit. Ata u martuan në vitin 2019 kur…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi sot se korrupsioni dhe dukurit e shëmtuara në vend duhet bashkërisht të luftohen. Me këtë rast ai përmendi rolin e medias dhe shoqërisë civile, ndërkohë që kërkoi që përgjegjësia për korrupsion të mos bie vetëm mbi politikën. – Advertisements – “Lufta kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet, në vazhdimësi duhet të punohet dhe këtu të gjithë bashkë duhet të jemi, shoqëria civile, mediumet, sepse korrupsion ke edhe në shtetet e përparuara, mirëpo organizimi dhe mobilizimi është shumë më i lartë se në vendin tonë. Në komunikim të përhershëm…

Lexo më Shumë

Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se çanta ndodhet në trotuar. Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tjera të falsifikimit të tamponëve “COVID-19”, kundrejt përfitimit, duke arrestuar pesë persona, proceduar penalisht një dhe shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga kanë rënë një 65-vjeçare dhe dy 24-vjeçare, si dhe dy djem të rinj 25 dhe 23 vjeç, ndërsa është proceduar një 40-vjeçare dhe shpallur në kërkim një 52-vjeçar. Njoftimi i policisë: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia gjatë një aksioni mbrëmjen së djeshme ka sanksionuar 92 motoçiklistë, transmeton Alsat. Nga MPB theksojnë se 47 motoçiklistë janë gjobitur për shkak se nuk kanë përdorur kaskë. – Advertisements – “27 motoçiklistë janë dënuar për shkak se kanë drejtuar pa patentë, ndërsa ka pasur sanksione dhe për shkelje të tjera”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë