Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 14.159 qytetarë,3.621 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 747.225 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.332.658 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 579.358 qytetarë.
– Advertisements –
“Sipas statistikave të fundit, 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine ndërsa 29% e popullsisë 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, thonë nga Ministria e Shëdetësisë.



