Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip “Benz” po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Poçemi”, në përfundim…
Author: almakos
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash pa shkaktuar reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat…
Në Shkup sonte nis edicioni i katërt i festivalit „Skopje Light Art District“, transmeton Alsat. Festivali do të zgjasë katër ditë, ndërkaq në edicionin e sivjem motivi kryesorë do të jetë Dielli si burim i pashterur i dritës dhe burim i pafund i energjisë. Nëpër rrugët kryesore të qytetit do të ketë instilacione të shumta artistike, vepra artistike të ndriçueshme. – Advertisements –
Tashmë situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë problematike, ku shifrat e jetëve të humbura dhe infektimeve ditore mbeten të larta. Raste tragjike janë raportuar ditët e fundit, ku pjesë e viktimave kanë qenë gra shtatzëna, foshnje por dhe disa anëtar nga një familje. Një vdekje e dyfishtë është raportuar ditën e sotme në fshatin Turjakë të Malishevës ku kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga Covid-19 vjehrri dhe nusja e një shtëpie. Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes. Nga fillimi i pandemisë…
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur të martën se platforma e Kosova, ku mund të bëhen terminet për vaksinim kundër koronavirusit, mundëson tani që një person të caktojë termine edhe për dhjetë persona të tjerë. Ministria po ashtu tha se ka shtuar terminet e reja për vaksinim, por nuk dha më shumë detaje. Kosova ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Ministria e Shëndetësisë tha për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht. Dozën e parë e kanë marrë 35 për qind e…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar në mjediset e ministrisë një takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023”, Znj. Kushi gjatë takimit të saj ka theksuar se këtë vit është rritur ndjeshëm buxheti për kërkimin shkencor dhe numrin e përfituesve nga institucionet kërkimore në të gjithë vendin. Janë 27 përfitues të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit, ndërkohë që dy vjet më parë numri i përfituesve ishte gjashtë. Ministrja Kushi ka gjetur rastin të falënderojë fituesit e projekteve, për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e lartë në hartimin e projekteve konkurruese. Ajo i…
Zoran Milevski Kiçec u transferua këtë pasdite në burgun e Shuto Orizarës pasi Gjykata Themelore e Gostivarit urdhëroi paraburgimin e tij 30-ditor. Ai dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik në afërsi të Strazhës në të cilin humbi jetën një 34-vjeçar nga Gostivari.Më 4 shtator, në magjistralen Kërçovë-Gostivar, i dyshuari, si pjesëmarrës në trafik në rrugët publike nuk ka respektuar rregulloren rrugore dhe ka rrezikuar trafikun publik. Kiçec duke lëvizur me një mjet “Mercedes” me targa të Kërçovë, në vijë të plotë gjatësore të shënuar qartë, ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe është përplasur me nje veturë “BMW” me…
Një aksident me 5 të plagosur është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara shihet se dy mjete kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Mësohet se personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy persona të së njëjtës familje kanë humbur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi. Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes. Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga koronavirusi. Kujtojmë mbrëmë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nënë e bir.
Masat e reja të qeverisë së Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po vazhdojnë të shkaktojnë kolona të gjata me makina në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në fotot e siguruara nga LSA duken rradhët e gjata të makinave. Prej 5 ditësh qytetarët e Kosovës u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë. Personat që nuk kanë këto dëshmi të kërkuara nga autoritetet kanë deklaruar se do të izolohen për 7 ditë ashtu dhe siç kërkohet.
Skandali diplomatik i ditëve të fundit nxori në dritë dobësitë e sistemit të certifikimit dhe kontrollimit të aktivitetit të diplomatëve si dhe mungesën e komunikimit efikas mes institucioneve. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se rasti i diplomatit Mile Milenkovski i cili ditë më parë u kap nga policia serbe për shkak të dyshimeve për vepër penale, mëvesh për përgjegjësi organet e sigurisë të cilat kishin ndarë certifikatë sigurie për diplomatin në fjalë, të cilën Ministria më vonë e shfrytëzoi si bazë për angazhimin e tij. – Advertisements – “Ministria e Punëve të Jashtme nuk është organ i…
Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimçaku. Mësohet se ai ishte certifikuar për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.Podrimqaku humbi jetën pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë nesër që do të përcillet për në banesën e fundit në Novosellë të Pejës. Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.

