Organizimi i manifestimit me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë do të kushtojë gati 190 mijë euro, shkruan Alsat. Byroja e Prokurimit Publik ka shpallur marrëveshjen që Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka nënshkruar me kompaninë DVD PLUS. Sipas të dhënave, oferta e kësaj kompanie ishte unike. – Advertisements – Sipas kontratës publike, DVD PLUS duhet të sigurojë listë të interpretuesve për pjesën muzikore të programit, ndriçimin, sistemin e zërit dhe skenën. Kompania është angazhuar për të siguruar pesë mijë shishe ujë prej gjysmë litri për audiencën, fishekzjarre që do të zgjasin të paktën pesë minuta, si dhe…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e brishtë, prandaj, bazuar në këtë situatë, nuk pret që masat kundër COVID-19 të lehtësohen pas datës 13 shtator, deri kur janë në fuqi masat e reja. Ai tha se për masat do të diskutohet gjatë takimit të së mërkurës të komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19. “Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa kemi një situatë të brishtë”, tha Vitia, gjatë një konference për media më 8 shtator, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Pas 13 shtatorit, sipas Vitisë, administrata shtetërore…
Presidenti Stevo Pendarovski në shënimin e 30 vjetorit te pavarësisë në Vilën Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e parë të Kuvendit, Stojan Andov dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994, transmeton Alsat. Gjatë ceremonisë është vërejtur se si presidenti Pendarovski personalisht ndihmon ish kryesuesin e seancës konstitutive të Kuvendit, Nikolla Stojanovski, i cili tashmë në moshë të shtyrë kishte probleme për t’u ngjitur dhe zbritur nga skena. – Advertisements –
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka informuar Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbi procesin e pritjes së refugjatëve afganë.Kurti e siguron se Kosova ka marrë të gjitha masat për të pritur afganët e evakuar nga Kabuli. Po ashtu ai thotë se Kosova për këtë çështje po koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me SHBA. STATUSI NGA ALBIN KURTI Gjatë një telefonate me Oliver Varhelyikëtë mëngjes, e njoftova me detajet e refugjatëve afganë të pritur në Kosovë. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë nga autoritetet tona për këtë çështje humanitare, dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me SHBA.
Policia e Tiranës ka bërë bilancin e të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit. Në prangat e uniformave blu, kanë rënë 52-vjeçari G. S., i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për vjedhje.Gjithashtu, po për të njëjtën akuzë është arrestuar dhe 24 vjeçari A. M. Sakaq, ndër të arrestuarit është dhe administratori i një firme ndërtimi, shtetasi A. K., 51 vjeç.Ai akuzohet për “shkelje të rregullave në punë”, pasi 55-vjeçari P. Gj., nga Kavaja, ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar, e si pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për…
Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka falënderuar deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre, transmeton Alsat. Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian. – Advertisements – “Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe…
Një pengmarrje ka ndodhur në qytetin e fierit. Tre persona, kanë marr peng për disa orë për motive të dobëta një 25-vjeçar. Kësisoj, në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Erjon Agalliu, 42 vjeç dhe Arben Bleta, 54 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. A., 40 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë: Fier I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim…
Kryetarja e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, tha të martën se mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të mbetet përparësi e punës së Gjykatës dhe se kjo është një prej arsyeve kryesore për themelimin e saj. Ajo i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një konferencë me gazetarë lidhur me punën e Gjykatës së Posaçme. “Mbrojtja e dëshmitarëve është diçka në të cilën ne jemi shumë të përqednruar sepse edhe gjykimi më i mirë nuk vlen asgjë nëse ai zhvillohet në kurriz të jetës së njerëzve të mirë. Administratorja ka një ekip të përkushtuar dhe…
Gazetari Senad Nikshiqi ka zbuluar shkakun e vërtetë të plagosjes në Fshat të Ri në Shkodër. Rezulton se autori Xhevahir Fikaj ka blerë një tokë një personi dhe e ka me dokumenta. Ndërkohë vëllezërit Gruda pretendojnë se kjo tokë është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Fikajt. Për këtë arsye janë takuar për t’u sqaruar, por takimi ka rezultuar në konflikt e më pas në plagosje me sende të forta e pistoletë ku të dëmtuar dolën vëllezërit Lad e Ilir Gruda.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e punonjësve të arsimit janë vaksinuar, ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë në proces të vaksinimit. MASHTI në një përgjigje për Telegrafin se ka bërë të ditur se deri më tani janë vaksinuar rreth 77 për qind e punonjësve të arsimit. “Sa i përket vaksinimit, sipas të dhënave të komunave, pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë në proces të vaksinimit. Deri javën e kaluar, shkalla e vaksinimit të punëtorëve të arsimit ka…
Plagosja në Shkodër mësohet të ketë ndodhur përgjatë një konflikti fizik për motive pronësie. Fillimisht ka qenë 34-vjeçari Lad Gruda që është konfliktuar me Xh.F, dhe ky i fundit e ka goditur me sende të forta.Më pas autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e Lad Grudës, Ilir Grudën. Vëllezërit e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës. NJOFTIMI NGA POLICIA Shkodër/informacion paraprak Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 134 gjoba, prej të cilave44 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes dhe 51 për parkim të parregullt. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave në trafik, gjë që do të ndikonte në rritjen e sigurisë në komunikacion.

