Një operacion antidroge po zhvillohet aktualisht nga Policia e Tiranës në Paskuqan. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat. Sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në një makinë është sekuestruar 1 pako droge, rreth 1 kg kokaine. Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Policia kishte pasur informacione për ketë rast dhe ishte ne ndjekje.
Author: almakos
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhirreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime që shtetasi me inicialet G. V., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka reaguar pas dhunës dhe arrestimit të të shoqit, Dardan Molliqaj, gjatë një protestë dietën e sotme. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Shahini thekson se kryeministri Albin Kurti do të shuajë çdo zë opozitar, edhe ndaj aktivistëve që dënuan gjykatën speciale, që sipas Shahinit është kundër UÇK-së. Ajo thotë ndër të tjera se demokracia në Kosovë është në pikën e saj më të brishtë që nga paslufta dhe nevoja për hapësira opozitare dhe të zëshme sipas saj po vjen duke u rritur. Postimi i Besa Shahinit: Nevoja e Albinit që të shuajë…
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga gjatë 24 orëve të fundit 7 persona, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër. Në Portin e Durrësit, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj një mjeti tip “Puegeot” në pronësi të dy të rinjve francezë, janë gjetur sasi lënde narkotike në formën e çokollatës si dhe kokainë.Si rrjedhojë në pranga kanë rënë, C. B., 19 vjeç dhe K. C 30 vjeç. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 20-vjeçar nga Palestina, i akuzuar për vjedhjen e disa celularëve në Durrës. NJOFTIMI I POLICISË: Durrës Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Vihen në…
Tashmë pesë ditë nxënësit e fshatit Bërnjarcë dhe Idrizovë të komunës së Gazi Babës po bojkotojnë procesin edukativo arsimor. Nga këshilli i prindërve të fshatit Bërnjarcë thanë se nuk do të heqin dorë nga vendimi për bojkot deri në zgjidhjen e problemit. Gjithashtu, nga këshilli i prindërve thanë se nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të protestave dhe bllokimit të rrugëve. – Advertisements – “Fëmijët shkojnë te njëri tjetri dhe sikur i bëjnë detyrat, ashtu siç munden edhe nëpërmjet internetit shikojnë në telefon. Derisa të gjendet një zgjidhje për këta fëmijë në jemi në bojkot edhe nëse është nevoja gjithë…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit e ecurisë së COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit, rezulton se 920 qytetarë janë infektuar me virusin. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 28 persona. Sa i përket të shëruarve ato janë 1.698, ndërsa rastet aktive në të gjithë territorin e Kosovës janë 24.484.
Asnjë gjurmë nga autorët që rrëmbyen automjetin e dy të rinjve kosovarë në Milot përgjatë Rrugës së Kombit. Ekspertët e policisë po analizojnë kamerat e sigurisë së bizneseve për të rënë në gjurmët e grabitësve. Babai i 21- vjeçarit qe po drejtonte ‘Audin Q7’, Rrahman Ahmetaj, ka treguar për ‘News24’ kronologjinë e ngjarjes që ja ka rrëfyer i biri, ndërsa thotë se do të ndjekë rastin deri në identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Në deklaratën e tij, Ahmetaj thotë se për të grabitur dy të rinjtë janë përdorur dy automjete, njëra prej të cilave me targa italiane, e cila kishte…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se është marrë vendimi për një plan në mënyrë që vaksinimi të vijojë në çdo universitet, fakultet apo konvikte brenda apo jashtë Tiranës. Manastirliu theksoi se fokusi i autoriteteve nuk do të largohet nga pedagogët dhe studentët. Vaksinimi në çdo universitet do të bëhet me kalendar pasi të fillojnë shkollat për të bërë të mundur vaksinimin e të gjithë studentëve e pedagogëve që nuk e kanë bërë ende vaksinën edhe pse muaji shtator është i hapur për moshat mbi 18 vjeç. “Duke qenë se fokusi është tek hapja e sigurt e shkollave dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për shkak të kryesimit që vendi do të merr me OSBE-në, është vendosur që numri i diplomatëve të shtohet, dhe për këtë shkak i është vazhduar mandati diplomatit Mile Milenov, i cili sipas ministrit ka plotësuar kushtet. – Advertisements – “Rreth asaj pse është dërguar. Sepse ne marrim kryesimin me OSBE-në, ne morëm vendim që Misioni i OSBE-së ta rris numrin e diplomatëve nga tre, që janë momentalisht, në mbi 15 diplomat. Ekskluzivisht për shkak të kryesisë. Ai ka plotësuar tre kushtet, ka pasur certifikatë nacional, dhe ka qenë mbi 2…
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni në Portin e Durrësit. Kompania e cila importonte banane me kontejner rezulton të jetë sërish “Alba Exotic Fruit”, raporton gazetarja Klodiana Lala. Dyshohet se janë 2 pako me 10 kilogram drogë në total.Kontejneri kishte disa ditë që kishte mbërritur në Durrës dhe mbahej nën vëzhgim nga autoritetet.
Gratë të cilat janë pjesë e politikës në vend kanë vetëbesim, por akoma janë nën kapelën e kolegëve meshkuj, deklaroi për www.alsat.mk , Savka Todorovska, kryetare e Këshillit nacional për barazi gjinore. E pyetur për koment rreth përfaqësimit të grave në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Todorovska me përgjigje. – Advertisements – “Duke parë kandidaturat e partive politike, ne jemi shumë të pakënaqura. Në vitet e fundit edhe pse kemi një far lloj përfshirje të grave në funksione të ndryshme politike, kjo gjendje tregon se ato nuk janë mjaftueshëm të forta dhe se akoma janë nën kapelën e liderëve,…
Një sipërfaqe me ullinj është djegur në Panaja të Vlorës. Mësohet se prej zjarrit është bllokuar edhe rruga e vjetër Vlorë-Fier.Rruga është bërë e paqarkullueshme për automjetet.Ndërkohë vatra vijon të jetë aktive duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera me ullinj e bimësi.

