Një operacion antidroge po zhvillohet aktualisht nga Policia e Tiranës në Paskuqan. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat.
Sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në një makinë është sekuestruar 1 pako droge, rreth 1 kg kokaine. Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Policia kishte pasur informacione për ketë rast dhe ishte ne ndjekje.



